Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune Shitje

    Shqiperi, ofrohet vend pune Shitje
    Shqiperi

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Supervizor | Team Leader
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    A.M.G sh.p.k e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Cdo, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
    Kompania kërkon: Supervizor shitje
    Detyrat
    Përgjegjës për organizimin, monitorimin dhe realizimin e planit dhe routit të agjentëve.
    Përgatitja e raporteve periodike sipas klienteve.
    Produkteve dhe raportim javor në lidhje me problematikat e procesit të shitjes.
    Gjurmimi i klientëve potencialë, sipas sugjerimeve të Menaxherit të Shitjes.
    Monitorimi i niveleve te stokut dhe porosia sipas nevojës.
    Komunikimi dhe prezantimi i produkteve të reja me klientët dhe mbajtja e marrëdhënieve afatgjata me ta.
    Udhëzimi i agjentëve për trajtimin e shitjeve të ndërlikuara.
    Trajnimi, këshillimi, rekrutimi dhe disiplinimi i stafit.
    Bashkëpunimi me departamentin e Magazinimit dhe Logjistikës për të siguruar dërgesat në kohë dhe për të evituar mungesën e stokut.
    Pergatitja e raporteve javore per realizimin e ruteve sipas agjenteve per Drejtorin e Shitjeve Komunikimi me klientët me qëllim kuptueshmërinë e nevojave dhe objektivat e tyre.
    ​Kualifikimet
    Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
    Të ketë mbi 2 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve.
    Të ketë eksperiencë pune si Supervizor në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
    Të zotërojë ''Paketën Office''.
    Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
    Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
    Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
    ​Shënime
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën: [email protected] ose kontaktoni në numrin e telefonit: 0676047277
    A.M.G shpk informon kandidatët se të dhënat e tyre personale të mbledhura përmes portalit të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”
    A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

    Cel. : +355676047277
     
    Apply

    WhatsApp

    A.M.G sh.p.k
    Rr.Tirane-Durres. Km.6 Kashar
    1000 Tirane, Albania
    [email protected] | www.amgfood.com
Working...
X