Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune ADMINISTRUES/E – MENAXHUES/E REZIDENCE PRIVATE.

    Tirane, ofrohet vend pune ADMINISTRUES/E – MENAXHUES/E REZIDENCE PRIVATE.
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim strategjik | Drejtues
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PËRSHKRIM PUNE: ADMINISTRUES/E – MENAXHUES/E REZIDENCE PRIVATE
    QËLLIMI I POZICIONIT:
    Të sigurojë funksionimin e përditshëm, efikas dhe të organizuar të një rezidence private duke menaxhuar personelin ndihmës, koordinuar shërbimet dhe mirëmbajtur standardet e larta të pastërtisë, sigurisë dhe komoditetit për anëtarët e familjes.
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
    Menaxhimi i plotë, koordinimi dhe mbikqyrja i të gjithë stafit të rezidencës (pastrim, kuzhinë, kopsht, siguri etj.).
    Hartimi i orareve të stafit dhe kontrolli i performancës së tyre.
    Sigurimi që ambientet e rezidencës të jenë gjithmonë në gjendje të shkëlqyer.
    Menaxhimi i furnizimeve të nevojshme për shtëpinë: porositje, inventar dhe buxhetim.
    Komunikimi dhe bashkëpunimi me shërbime të jashtme (kompani mirëmbajtjeje, sigurimi, teknikë etj.).
    Organizimi i udhëtimeve ose ngjarjeve familjare, sipas kërkesës së pronarëve.
    Menaxhimi i buxhetit të shtëpisë, shpenzimeve dhe raportimi financiar periodik.
    Sigurimi i standardeve të larta të diskrecionit dhe konfidencialitetit për jetën private të familjes.
    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË:
    Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në ambiente rezidenciale hoteleri e nivelit të lartë.(minimumi 2–3 vjet).
    Aftësi të shkëlqyera menaxhimi dhe organizimi.
    Njohuri bazë financiare dhe administrimi.
    Aftësi për të udhëhequr dhe motivuar një ekip shërbimi.
    Diskrecion, profesionalizëm dhe etikë e lartë pune.
    Aftësi të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe preferohet njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të huaj.
    Referenca të besueshme nga punëdhënës të mëparshëm.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X