Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Përgjegjës për Mirëmbajtjen e Impianteve Ndihmëse

    Tirane, ofrohet vend pune Përgjegjës për Mirëmbajtjen e Impianteve Ndihmëse
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | ElektronikeInxh. Mekanike | Mekatronik
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, ofron një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programet e trajnimit, shërbimet EOR, këshillimi për karrierën etj. Përmes angazhimit tonë të vazhdueshëm në çështjet e HR, synojmë të udhëheqim përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
    Në emër të një kompanie lider në industrinë e prodhimit të lëngjeve natyrale dhe pijeve freskuese, në kuadër të zgjerimit të strukturës organizative, po kërkojmë të punësojmë:
    Përgjegjës për Mirëmbajtjen e Impianteve Ndihmëse
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Programon dhe koordinon ndërhyrjet teknike për impiantet ndihmëse.
    Mbikëqyr ekipin teknik dhe nënkontraktorët gjatë punimeve.
    Monitoron performancën e impianteve dhe azhornon planin e mirëmbajtjes.
    Propozon blerje për pjesë këmbimi dhe menaxhon inventarin teknik.
    Harton dhe përpunon raportet teknike dhe dokumentacionin përkatës.
    Siguron zbatimin e procedurave të sigurisë teknike dhe ndihmon në vlerësimin e rreziqeve.
    Bashkëpunon me Menaxherin e Shëndetit dhe Sigurisë për masat parandaluese dhe emergjente.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose Mekatronike.
    Eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose industriale.
    Njohuri mbi standardet e sigurisë teknike dhe proceset GMP.
    Aftësi për të lexuar skema teknike dhe përdorim i programeve si AutoCAD.
    Njohuri në Microsoft Office dhe softuerë teknikë.
    Aftësi për të udhëhequr ekipe dhe për të identifikuar difekte teknike.
    Njohja e gjuhës angleze dhe/ose italiane përbën avantazh.
    Apliko Tani!
    Nëse jeni të apasionuar pas përmirësimit të proceseve dhe keni aftësinë për të ndikuar pozitivisht në performancën e një organizate, ky pozicion është mundësia juaj!
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt «Përgjegjës për Mirëmbajtjen e Impianteve Ndihmëse»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X