Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Kontabilitetit - Departamenti i Kontabilitetit

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    9 Stacioni Trenit / Zogu i Zi


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e


    Eksperienca
    Eksperienca?




    Specialist i Kontabilitetit - Departamenti i Kontabilitetit ​
    Përgjegjësitë kryesore të punës:

    - Përgjëgjës për kryerjen e rregjistrimeve kontabël në përputhje me:
    Formën dhe përmbajtjen e përcaktuar në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
    Metodologjinë e Raportimit dhe Përmbajtjes së Raporteve Financiare;
    Procedurat e Departamentit te Kontabilitetit.
    - Përgjëgjës për kryerjen e kontrolleve të llogarive kontabël bazuar në sistemet e kontrollit të përcaktuara në procedurat e Departamentit te Kontabilitetit.
    - Përgjëgjës për kryerjen e raportimeve te sakta dhe sipas afateve te percaktuara si ato rregullatore, ligjore, apo interne.


    Kërkesat e profilit:

    - Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik;
    - Eksperiencë pune në fushën e Kontabilitetit përbën avantazh;
    - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    - Të zotërojë paketën MS Office;
    - Njohuri të mira të kontabilitetit bankar dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit;
    - Aftësi për të punuar shpejt dhe saktë, i/e pavarur si dhe i/e vëmëndshëm ndaj detajeve;
    - I aftë të punojë në skuadër;
    - Të veprojë me integritet dhe i/e aftë të ndërtojë marrëdhenie konstruktive me njerëzit.


    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 18 Shkurt 2024, CV dhe Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin, në adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

     




    Apply
Working...
X