Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Burimeve Njerëzore

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Burimeve Njerëzore
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HREkonomist-Financier/eJuridik | Drejtesi
    Gjuha
    anglisht
    Telelink Infra Services SHPK është një kompani lider në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve të telekomunikacionit.
    Përmbledhje e rolit:
    Të mbështesë zbatimin e politikave dhe proceseve të burimeve njerëzore, duke siguruar menaxhimin efikas të rekrutimit, trajnimit, administrimit të dokumentacionit dhe çështjeve të lidhura me marrëdhëniet e punës, në përputhje me ligjin dhe politikat e kompanisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Ndihmon në procesin e rekrutimit përfshirë publikimin e vendeve të lira, shqyrtimin e CV-ve dhe organizimin e intervistave.
    Ndihmon në procesin e integrimit të punonjësve të rinj duke përgatitur materialet për orientim dhe duke siguruar përmbushjen e dokumentacionit të nevojshëm.
    Përditëson dhe ruan regjistrat e punonjësve në sistemet HR duke siguruar saktësi dhe konfidencialitet.
    Gjeneron raporte të ndryshme mbi të dhënat e HR dhe mbështet vendimmarrjen strategjike.
    Vepron si pikë kontakti për pyetje dhe shqetësime të punonjësve në lidhje me politikat dhe benefitet.
    Koordinon programet e trajnimit dhe zhvillimit profesional, përfshirë organizimin e sesioneve dhe ndjekjen e pjesëmarrjes së punonjësve.
    Monitoron zbatimin e politikave dhe asiston në adresimin e çështjeve që lidhen me moszbatimin
    Kualifikimet e kërkuara:
    Diplome Universitare.
    Njohuri të forta mbi proceset e Burimeve Njerëzore.
    Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
    Të ketë njohuri të mira në paketën Microsoft Office;
    Të ketë aftësi shumë të mira drejtimi, komunikimi dhe negocimi;
    Njohje te gjuhes Angleze.
    Si të aplikoni:
    Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën e emailit: [email protected] me subjektin "Aplikim për Specialist Burimeve Njerëzore"
    Tel: +355 68 802 3038
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | 0686002623
Working...
X