Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Gjermani, ofrohen vende pune për INFERMIER/E nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia

    Shteti
    Gjermani


    Qyteti
    Tirane


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Infermieri


    Gjuhe
    gjermanisht


    Eksperienca
    vetem me eksperience




    Gjermani, ofrohen vende pune për INFERMIER/E nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
    Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.
    Elite Jobs International, ka ekskluzivitetin për nga partnerët tanë në Gjermani, për të rekrutuar Infermierë/e nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia në spitale të ndryshme.
    INFERMIERË TË LICENSUAR për t'iu bashkuar spitaleve në Gjermani.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Më Poshtë janë vetëm disa prej detyrave kryesore:

    Të vëzhgojë dhe vlerësojë pacientët në cdo kohë;
    Të administrojë planet gjithëpërfshirëse të kujdesit infermieror për pacientët duke ndjekur me përpikmëri trajtimet dhe medikamentet;
    Të monitorojë dhe raportojë simptomat dhe ndryshimet në statusin e pacientit;
    Të bashkëpunojë me ekipin mjekësor për statusin e pacientit;
    Të mbajë të dhëna të plota dhe të sakta të pacientit.
    Kërkesat e profilit:

    Diplomë në Infermieri dhe license si infermier/e;
    Minimumi 1 vit eksperiencë në specialitete të ndryshme.
    Të keni mbrojtur Gjermanishten në nivel B1;
    Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
    Nëse ju zotëroni dhe plotësoni kërkesat e mësipërme dhe dëshironi të punoni dhe jetoni në Gjermani Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentat e tyre të listuara më poshtë në adresën: [email protected]
    1- CV në Gjermanisht
    2- Diploma dhe Licensa të përkthyera dhe të noterizuara
    3- Certiikata e mbrojtjes së gjuhës
    4- Fotokopje e pasaportës
    Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave personale". Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

     




    Apply
Working...
X