Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Përgjegjës/Koordinator i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE) | Durrës

    Përgjegjës/Koordinator i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE) | Durrës
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Ke pasion për sigurinë në punë dhe dëshirë për të bërë ndryshim? Ky është rasti. Progeen është në kërkim të një Specialisti HSE që do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta të sigurisë në punë. Nëse ke përvojë në menaxhimin e rreziqeve, trajnimin e stafit dhe zbatimin e politikave HSE, kjo është mundësia jote për të ndikuar pozitivisht! Apliko tani dhe bëhu pjesë e grupit tonë!
    Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)
    Vendndodhja: Durrës
    Përgjegjësitë:
    Zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat e shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
    Organizon dhe realizon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe punonjësit e nënkontraktorëve;
    Organizon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë;
    Trajnon punonjësit për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e DVR-së në aktivitetet e tyre të përditshme;
    Kryen inspektime ditore në kantier për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe për verifikimin e përputhshmërisë me masat e sigurisë;
    Identifikon dhe eliminon rreziqet potenciale përmes veprimeve parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë;
    Informon dhe trajnon stafin mbi procedurat e evakuimit në raste emergjente, sipas planit të sigurisë;
    Mbledh dhe ruan regjistrat për inspektimet, trajnimet, aksidentet dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;
    Përgatit raporte javore të detajuara mbi gjendjen e sigurisë në kantier.i cili I dorëzohet drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve si dhe menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
    Siguron një linjë të rregullt komunikimi me drejtorin e kantierit për çështje që lidhen me zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme si dhe me menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
    Harton, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit në rast situatash të paparashikuara apo aksidentesh, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse;
    Verifikon që i gjithë stafi të ketë marrë në dorëzim pajisjet mbrojtëse individuale (PMI) dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim.
    Kualifikimet:
    Diplomë në Inxhinieri;
    Eksperiencë pune 2-3 vjet;
    Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
    Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
    Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
    Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
    Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;
    Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.
    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit brenda datës 10.07.2025.
    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X