Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Senior Demand Planner

    Tirane, ofrohet vend pune Senior Demand Planner
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania po kërkon një Senior Demand Planner për klientin e saj, i cili operon prej 10 vitesh në industrinë e prodhimit të këpucëve për brande luksoze internacionale.
    Përgjegjësitë Kryesore:
    • Harton parashikime të kërkesës afatshkurtra dhe afatgjata duke përdorur modele statistikore dhe analiza të të dhënave;
    • Bashkëpunon me ekipet e blerjes, planifikimit dhe prodhimit për të integruar informacionin tregtar dhe për të përditësuar planet e kërkesës;
    • Koordinohet me departamentin e planifikimit për të siguruar mbulimin në kohë me lëndë të parë të linjave të prodhimit;
    • Sigurohet që të ketë në kohë informacionin mbi BOM (Bill of material) të të gjithë artikujve të parashikuara në shitje;
    • Përgatit raporte javore mbi statusin e lëndës së parë për çdo PO (production order);
    • Monitoron ndryshimet në treg dhe analizat sezonale për të identifikuar devijimet nga parashikimet dhe për të propozuar masa korrigjuese;
    • Zhvillon dhe përmirëson procese të parashikimit dhe planifikimit të kërkesës duke përdorur softuerë të specializuar (NAV, M. Excel, etj.);
    • Mbështet optimizimin e niveleve të inventarit dhe reduktimin e kostove të mbajtjes së stokut;
    • Përgatit raporte periodike për menaxhmentin e lartë mbi performancën e planifikimit dhe përmirësimet e mundshme.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    • Diplomë universitare në ekonomi, inxhinieri, matematikë ose fusha të ngjashme;
    • Përvojë e mëparshme pune në planifikim kërkese, menaxhim zinxhiri furnizimi dhe/ose analizim të dhënash;
    • Njohje e mirë e programeve analitike (M. Excel, NAV). Përvoja me ERP është avantazh;
    • Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve;
    • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-funksional;
    • Njohje e gjuhës angleze.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X