Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher i Sigurise - Green Coast, Palase

    Menaxher i Sigurise - Green Coast, Palase
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Security | Polic | Ushtarak | Roje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Menaxher i Sigurisë
    Departamenti: Sigurise
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i Përhershëm
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Menaxheri i Sigurisë për asetet e kompanisë dhe resortit Green Coast, ka për detyrë të asistojë në menaxhimin e gjithë grupit të sigurimit në veprimtarinë e tyre të përditshme. Kujdeset për sigurimin e resortit dhe kontrollin e shërbimeve të marra që lidhen me sigurinë.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
    Asiston Drejtorin e Sigurisë në planifikimin dhe zbatimin e masave të sigurisë në resort.
    Kontrollon sistemet kundër zjarrit dhe siguron funksionalitetin e tyre të përhershëm.
    Trajnon personelin e sigurisë për përdorimin e sistemeve teknologjike dhe protokollet emergjente.
    Zbaton dhe mbikqyr procedurat në raste incidentesh, aksidentesh dhe emergjencash natyrore.
    Planifikon dhe monitoron sistemin CCTV dhe kontrollin e aksesit në të gjitha pikat hyrëse të resortit.
    Koordinon dhe mbikqyr punën e shërbimit të jashtëm të sigurisë dhe vendrojeve.
    Inspekton ambientet e resortit dhe njësive për zbatim të rregulloreve të brendshme.
    Përgatit raporte për incidente dhe një përmbledhje javore të tyre.
    Mbikqyr funksionimin e përditshëm të ekipit të sigurisë dhe përmirëson politikat operative.
    Kryen vlerësime të rregullta të rrezikut dhe propozon masa për minimizimin e tyre.
    Bashkëpunon me autoritetet dhe palët e interesuara në raste emergjente.
    Trajnon personelin për protokollet e reagimit dhe menaxhimit të situatave të jashtëzakonshme.
    Heton ngjarjet e sigurisë dhe propozon masa korrigjuese.
    Bashkëpunon me departamente të tjera për integrimin e masave të sigurisë në veprimtaritë operacionale.
    Zëvendëson Drejtorin e Sigurisë në mungesë dhe raporton në nivel drejtues.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    Diplomë universitare, përben avantazh Akademia e Sigurisë ose ajo Ushtarake.
    Minimumi 2 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
    Trajnime dhe certifikime në fushën e menaxhimit të sigurisë.
    Eksperience në forcat e rendit, ushtri ose siguri private (avantazh).
    Eksperience me sistemet të sigurisë: CCTV, kontroll aksesesh dhe alarmet.
    Përdorim i mirë i programeve kompjuterike si MS Office, databaza dhe softuerë sigurie.
    Gjendje e mirë fizike dhe aftësi për patrullim, qëndrim në këmbë dhe reagim në raste emergjente.
    Kompetencat Kryesore:
    Aftësi të mira drejtuese dhe mbikqyrëse për menaxhimin efikas të ekipeve.
    Aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve në çështje të ndërlikuara sigurie.
    Komunikim dhe bashkëpunim i shkëlqyer me të gjitha nivelet e organizatës.
    Njohuri të avancuara në vlerësimin e rrezikut, analizën e kërcënimeve dhe reagimin ndaj emergjencave.
    Vëmendje ndaj detajeve dhe qetësi në situata nën presion.
    Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi kohe, me fokus në përparësi dhe afate.
    Njohuri të rregulloreve ligjore dhe praktikave më të mira të industrisë së sigurisë.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e Aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në këtë link.
    Afati i Aplikimit: 25/06/2025
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X