Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh

    Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh
    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Drejtor Shitjesh
    Qëllimi i Pozicionit:
    Drejtori i Shitjesh është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së shitjeve për produktet e brendeve ndërkombëtare në industrinë e gomave. Ai/ajo do të udhëheqë ekipin e shitjes, do të ndërtojë marrëdhënie të forta me klientët dhe do të sigurojë rritje të vazhdueshme të volumit dhe të të ardhurave, duke ruajtur imazhin e kompanisë dhe të markave që përfaqëson.
    Departamenti: Shitje
    Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv / CEO
    Sektori: Produkte të brendeve ndërkombëtare (aksesorë automobilistikë)
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Zhvillimi i strategjive të shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë dhe me pozicionimin e brendeve në treg.
    Menaxhimi dhe motivimi i ekipit të shitjes për të arritur objektivat mujore dhe vjetore.
    Zgjerimi i rrjetit të klientëve (distributorë, pika shitjeje, servise, etj.) në të gjithë territorin e mbuluar.
    Monitorimi i konkurrencës dhe analizimi i trendeve të tregut për të identifikuar mundësi të reja.
    Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe ndjekja e politikave të markave që përfaqësohen.
    Hartimi i planit të shitjes dhe monitorimi i performancës përmes KPI-ve.
    Zbatimi i politikave të çmimeve, zbritjeve dhe promovimeve për të optimizuar shitjet.
    Raportimi periodik i rezultateve tek drejtuesit e lartë dhe propozimi i veprimeve për përmirësim.
    Organizimi i prezantimeve, trajnimeve dhe takimeve me klientët për të promovuar produktet.
    Sigurimi i cilësisë së shërbimit ndaj klientit dhe menaxhimi i ankesave kur është e nevojshme.
    Kualifikimet dhe Eksperienca:
    Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 5 vite eksperiencë në shitje, prej të cilave të paktën 2 në një rol drejtues, preferohet në industrinë automobilistike ose të gomave.
    Avantazh njohja e industrise.
    Aftësi të shkëlqyera për negocim, komunikim dhe ndërtim marrëdhëniesh.
    Aftësi analitike dhe strategjike për të ndjekur performancën dhe për të sugjeruar veprime korrigjuese.
    Njohje e gjuhës angleze në nivel të avancuar (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh)
    Çfarë ofrojmë:
    Një rol kyç në rritjen e kompanisë në tregun vendas dhe rajonal.
    Mundësi për të përfaqësuar brende ndërkombëtare me reputacion të lartë.
    Paketë konkurruese financiare dhe bonus sipas performancës.
    Mjete pune dhe mbështetje për sukses në terren (automjet, telefon, kompjuter, etj.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt « Drejtor Shitjesh »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X