Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist Marketingu | Tiranë

    Specialist Marketingu | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Kompania ndodhet me seli në Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.
    Pozicioni: Specialist/e Marketingu
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e pozicionit: Progeen po kërkon një Specialist Marketingu entuziast për t'iu bashkuar stafit tonë gjithmonë e në rritje. Nëse jeni energjik, i motivuar dhe i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe në grup, atëherë Progeen është kompania e duhur për ty.
    Përgjegjësitë:
    Krijimi i planeve të marketingut që synojnë rritjen e reputacionit të kompanisë në treg;
    Organizimi dhe menaxhimi i fushatave të ndryshme të marketingut, duke përfshirë: reklamat në mediat sociale, marketingun digjital dhe fushatat 360 º;
    Kryerja e hulumtimeve të tregut për të identifikuar tendencat, konkurrencën dhe mundësitë e reja;
    Bashkëpunimi me skuadrën e shitjes për të siguruar që strategjitë e marketingut janë në përputhje me objektivat e kompanisë;
    Analizimi i të dhënave dhe përpilimi i raporteve për të vlerësuar efektivitetin e aktiviteteve të marketingut, me qëllim përmirësim e qasjes së marketingut në vijim.
    Kualifikimet:
    Të ketë kryer arsimin e lartë në degën Marketing;
    Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë të ngjashme;
    Të ketë njohuri shumë të mira të platformave të marketingut digjital dhe trendeve;
    Të këtë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
    Të këtë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 07.05.2025.
    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X