Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Strukturist Përpunues | Tiranë

    Inxhinier Strukturist Përpunues | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Kompania ndodhet me seli në Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.
    Pozicioni: Inxhinier Strukturist Përpunues
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e pozicionit: Talenti dhe këmbëngulja e stafit është një ndikim i drejtpërdrejtë në cilësinë e punës dhe në suksesin tonë në praktikë. Ndaj Progeen po kërkon një inxhinier strukturist përpunues, që është i/e motivuar, korrekt dhe entuziast në punën e tij/ saj.
    Përgjegjësitë:
    Të përpunojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit;
    Të marrë pjesë në përzgjedhjen e materialeve të përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës që projektohet;
    Të përpunojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
    Të jetë pjesë e skuadrës së Strukturës në mbikëqyrjen e proceseve të ndërtimit të karabinasë së objekteve dhe në zgjidhjen e problematikave që ndeshen gjatë kësaj faze;
    Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamenteve të ndryshme të shoqërisë, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive.
    Kualifikimet:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
    Eksperiencë pune në profilin e kërkuar dhe/ ose të ngjashme;
    Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
    Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.
    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit brenda datës 07.05.2025.
    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X