Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e në Shitje dhe Servis

    Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e në Shitje dhe Servis
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Shites/e | Kasier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    IT Gjergji Kompjuter është duke rekrutuar:
    Asistent/e në Shitje dhe Servis​
    Përshkrimi i pozicionit:
    Pozicioni i Asistentit/es në Shitje dhe Servis përfshin mbështetjen e proceseve të shitjes dhe shërbimit, menaxhimin e dokumentacionit dhe komunikimin me klientët, duke siguruar ndjekjen e kërkesave dhe procedurave sipas standardeve të kompanisë. Kandidati/ja do të jetë një pikë kyçe kontakti mes klientit dhe departamenteve të brendshme, duke ndihmuar në përmbushjen e të gjitha proceseve që lidhen me shitjen, porositë, shërbimin teknik dhe dokumentacionin përkatës.
    Detyrat kryesore:
    Asiston në proceset e shitjes dhe shërbimit pas shitjes, përfshirë regjistrimin e produkteve dhe ndjekjen e kërkesave të klientëve.
    Menaxhon dokumentet përkatëse: kontrata, fatura, porosi, etj.
    Siguron komunikim efektiv me klientët dhe përcjell ankesat apo feedback-un sipas procedurave.
    Koordinon procesin e dorëzimit të produkteve, organizimin e instalimeve, trajnimeve dhe ndjekjen e akseptancës përfundimtare.
    Bashkëpunon me sektorin teknik për pranimin, etiketimin dhe dorëzimin e produkteve për servis.
    Ndihmon në negociimin, nënshkrimin dhe protokollimin e kontratave, në bashkëpunim me palët përkatëse.
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    Diplomë universitare (preferohen fushat Ekonomike, Teknologji Informacioni, Shkenca të Natyrës).
    Minimumi 2 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
    Njohuri shumë të mira mbi pajisjet IT dhe programet bazë kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint).
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të përballuar presionin e punës.
    Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar jashtë orarit, kur është e nevojshme.
    Çfarë ofrojmë:
    Pagë konkurruese: 60,000 – 80,000 lekë (në varësi të eksperiencës)
    Balancë punë-jetë
    Sigurim Shëndetësor Privat
    Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
    Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe dokumentet mbështetëse në adresën: [email protected]
    Shënim i rëndësishëm:
    Të dhënat që do të paraqisni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887, datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
     
    Apply

    Infosoft Group
    Rr. Murat Toptani, Gjergji Center, Tiranë, Shqipëri
    [email protected]
Working...
X