Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Accounting and Credit Controller

    Tirane, ofrohet vend pune Accounting and Credit Controller
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kontabilitet | Audit
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania po kërkon një Accounting and Credit Controller për t’iu bashkuar ekipit.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Hedhja e të dhënave në kontabilitet, regjistrim faturash, dhe rakordim i deklaratave bankare e balancave;
    Trajtim i rakordimit mujor të Librave të Blerjeve dhe Shitjeve;
    Dërgim i faturave të shitjeve për shërbimet non-leasing, trajnimet dhe rekrutimet;
    Ndjekja e debitorëve për faturat e papaguara;
    Menaxhimi i arkës dhe kryerja e blerjeve të ndryshme për zyrën sipas nevojave.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
    Përvojë pune minimalisht 3 vjeçare në kontabilitet dhe/ose financë;
    Përdorimi i programeve financiare (Bilanci i preferuar) dhe MS Office (Excel-i është domosdoshmëri);
    Njohuri të mira të gjuhëve Angleze dhe Italiane;
    Të jetë person i përgjegjshëm, i përkushtuar në punë;
    I vëmendshëm ndaj detajeve dhe me aftësi të mira organizative.
    Benefitet:
    32-orë në javë punë;
    Kushte shumë të mira pune.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në linkun: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X