Tirane, ofrohet vend pune SHEF/E FINANCE
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Ekonomist-Financier/e
Gjuha
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune SHEF/E FINANCE.
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Shefi/e e Financës është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të financave të kompanisë, përfshirë planifikimin financiar, kontrollin e buxhetit, raportimin financiar dhe sigurimin e përputhshmërisë me rregulloret fiskale dhe ligjore. Ajo luan një rol kyç në zhvillimin e strategjive financiare dhe në mbikëqyrjen e operacioneve financiare për të siguruar stabilitetin dhe rritjen ekonomike të kompanisë.
DETYRAT KRYESORE:
Ndjek proçesin e pagesave dhe ka përgjegjësi për zbatimin e një rregullore të konfirmuar për procesin e pagesave në kompani.
Është përgjegjës për Raportimet e Brëndshme, në përputhje me kalendarin e miratuar
Kategoritë e Raporteve përfshijnë: Cash Flow; shpenzime dhe të ardhura; detyrime të klienteve dhe furnitoreve; listëpagesa; buxhetim dhe planifikim financiar.
Siguron që Raportimet ndaj Organeve Tatimore të bëhen sipas afateve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Krijon dhe menaxhon skema kontabël të bazuar në Standardet e Kontabilitetit.
Skemat kontabël janë të përditësuara në kohë reale, gjë që do të thotë se informacioni financiar është i përditësuar në mënyrë të vazhdueshme për të mbajtur hapin me ndryshimet.
Koordinon dhe kontrollon punën e punonjësve nën mbikqyrjen e saj dhe përgjigjet për performancën dhe zbatimin e detyrave në afatet e përcaktuara nga Bordi Drejtues.
Kontrollon saktësinë e raporteve periodike të përgatitura nga Dep i Financës dhe i raporton te Bordi Drejtues dhe Organet Tatimore.
Zbaton proçedurat e miratuara nga Bordi Drejtues dhe Departamenti i Auditit, dhe dokumenton fizikisht ose në mënyrë elektronike çdo material justifikues.
Propozon dhe monitoron mundësi për automatizimin e proçeseve, përmirësimin e operacioneve, uljes së shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave.
Është përgjegjës për mbikqyrjen e funksioneve të kontabilitetit.
Monitoron likuiditetin e Kompanisë në monedhën vëndase dhe të huaj duke raportuar Arkëtimet e pritshme dhe Detyrimet e Maturuara.
Monitoron proçesin e përgatitjes dhe aprovimin e buxheteve vjetore.
Menaxhon llogaritë e pagesave dhe arkëtimeve.
Zbaton dhe kontrollon ecurinë e buxhetit të miratuar të Kompanisë çdo muaj dhe progresive.
Bashkëpunon me menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulencë ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet Analizave Financiare, Raporteve si edhe rekomandimeve.
Mbikqyr të gjitha funksionet e Raportimit Financiar të Kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit gjithëpërfshirës vjetor financiar të Kompanisë.
Pasqyron treguesit financiar (sipas standardit të raportimeve) për të ndihmuar në analizën e performancës për çdo projekt dhe për kompaninë.
Kontrollon dhe zbaton objektivat e Kompanisë për mbledhjen e fondeve dhe strukturën e kapitalit.
Siguron që fluksi i parave të jetë i përshtatshëm për operacionet e Kompanisë.
Përgatit Raporte të besueshme aktuale dhe parashikimi.
Siguron pajtueshmërinë me ligjin dhe politikat e Kompanisë.
Demonstron aftësi drejtuese me etikë profesionale dhe integritet.
Duhet të ketë sukses organizativ në zbatimin e planifikimit financiar të miratuar nga Bordi Drejtues, sipas një vizioni afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
Siguron dhe kërkon zbatim të zhvillimeve rregullative në sistemin financiar sipas zhvillimit të Kompanisë.
Ndan përgjegjësitë strategjike të lidershipit me menaxherët e tjerë të lartë, duke siguruar një bashkëpunim maximal për një rezultat të lartë operacional.
Ndihmon për vendimet e ndryshimit dhe inovacionit brënda Departamentit të Financës dhe për Kompanine në tërësi.
Ka angazhim dhe komunikim efektiv me kolegët, investitorët, klientët, furnitorët.
Monitoron ekzekutimin mujor të Listëpagesës së Kompanisë.
Plotëson me prioritet dhe përgjegjësi dokumentacionin financiar për cdo pjesmarje të kompanisë në Tenderime Publike ose Private.
KRITERET E KËRKUARA:
Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë-Kontabilitet, ose një fushë të ngjashme.
Të ketë mbi 10 vite eksperiencë të mëparshme.
Njohuri të avancuara në kontabilitet, analiza financiare dhe planifikim buxhetor.
Njohuri të mira të programeve financiarë dhe kontabël (SAP, QuickBooks, Excel, etj.), Navision përbën përparësi.
Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office.
Aftësi të shkëlqyera analitike, vendimmarrjeje dhe menaxhimi të ekipit.
Njohuri mbi ligjet fiskale dhe rregulloret financiare në fuqi.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Apply
WhatsApp
[email protected] | www.salillari.al