Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune KOORDINATOR MAGAZINE NË DEPARTAMENTIN E FINANCËS

    Tirane, ofrohet vend pune KOORDINATOR MAGAZINE NË DEPARTAMENTIN E FINANCËS
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune KOORDINATOR MAGAZINE NË DEPARTAMENTIN E FINANCËS.
    PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
    Koordinatori i Magazinës në Departamentin e Financës është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të magazinës, duke siguruar që të gjitha operacionet financiare dhe logjistike të kryhen me efikasitet dhe në përputhje me politikat e kompanisë.
    PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
    Kryen kontrollin periodik-ditor,self care, dhe kontabilitet për faturat e blerjeve me materiale dhe jo vetëm;
    Kontrollon dhe poston në kontabilitet, në kohë reale, faturat e blerjeve me materiale, paradhënieve që lidhen me materiale, bashkë me dokumentacionin përkatës sipas proçedurës së blerjes;
    Raporton në Financën Qëndrore për faturat që duhen refuzuar brënda afateve kohore bashkë me arsyet për refuzim;
    Ndjek proçedurën e blerjeve nga furnitorë të huaj në komunikim me porosinë dhe agjentin doganor;
    Kontrollon dhe poston në kontabilitet, në kohë reale, faturat e blerjeve nga furnitorë të huaj, bashkë me dokumentacionin konfirmues dhe deklaratat doganore;
    Çel dhe mirëmban, në kontabilitet, llogaritë e furnitoreve, klienteve, paradhenieve, inventaret, asetet, etj.;
    Çel, mirëmban dhe monitoron listën e artikujve, materialeve, aseteve, veglave të punës, magazinave;
    Kontrollon, monitoron dhe raporton, çdo muaj, lëvizjet e brëndshme midis magazinave;
    Kryen inventare fizike spontane dhe periodike dhe e verifikon me gjendjën në kontabilitet.
    KRITERET E KËRKUARA:
    Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë-Kontabilitet.
    Të ketë njohuri të mira mbi programet financiare, Navision përbën përparësi.
    Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office (niveli i avancuar është një avantazh).
    Të ketë mbi 5 vite përvojë pune, preferohet në industrinë e ndërtimit.
    Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup.
    Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
    APLIKIMI
    Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X