Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER/E NDËRTIMI NË ZYRËN TEKNIKE – OFICER/E PROJEKTI

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER/E NDËRTIMI NË ZYRËN TEKNIKE – OFICER/E PROJEKTI
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E NDËRTIMI NË ZYRËN TEKNIKE – OFICER/E PROJEKTI.
    PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
    Inxhinieri/Inxhinierja e Ndërtimit në Zyrën Teknike – Oficer/e Projekti, është përgjegjës/e për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e proçeseve teknike të një projekti ndërtimi, duke siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe rregulloret në fuqi. Ky rol përfshin bashkëpunimin e ngushtë me ekipin e projektimit, menaxhimin e dokumentacionit teknik dhe ndjekjen e ecurisë së punimeve.
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
    Administrimi i të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor të objektit në ndërtim, në dosjen përkatëse;
    Kontrolli i materialeve që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore);
    Përpunimi i projektit, hartimi i situacioneve, librezave të masave (vizatime, preventivë, BOQ, përshkrime teknike, etj.);
    Përgatitja e raporteve teknike dhe përditësimi i dokumentacionit sipas nevojës dhe ecurisë së punimeve;
    Të jetë pjesë e diskutimeve teknike brënda kompanisë dhe njëkohësisht me supervizorin dhe investitorin, arkitektët, inxhinierët dhe kontraktorët për të siguruar zbatimin korrekt të projektit;
    Mbështetja në përgatitjen e ofertave dhe tenderëve, duke analizuar kostot dhe duke propozuar optimizime teknike;
    Ndjekja e ecurisë së projektit dhe raportimi i progresit te menaxhmenti ose investitorët;
    Identifikimi i problemeve teknike dhe propozimi i zgjidhjeve inxhinierike për optimizimin e procesit të ndërtimit;
    Koordinimi me furnitorët dhe mbështetja në menaxhimin e materialeve të ndërtimit;
    KRITERET E KËRKUARA:
    Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Të ketë njohuri, në nivel të larte, të gjuhës angleze;
    Njohuri të avancuara në: Microsoft Office, AutoCAD, Revit, SAP2000, ETABS ose programe të tjera të inxhinierisë;
    Mosha e preferuar deri 45 vjeç;
    Të ketë mbi 5 vjet experiencë të mëparshme në zyrë teknike ose në menaxhimin e projekteve të ndërtimit;
    Eksperiencë në përgatitjen e preventivave dhe analizën e kostove;
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike;
    Njohuri mbi rregulloret teknike dhe legjislacionin e ndërtimit;
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin;
    Njohuri mbi software-t e menaxhimit të projekteve (MS Project, Primavera, etj.) është një avantazh;
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X