Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikni në pozicionin e:
Financier /e
Përshkrim i përgjithshëm
Financier/e do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Deparamentit të Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare të degëve të Food & Beverage.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Rregjistron shitje, blerje, magazinë, debitorë, furnitorë;
Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
Kontroll i detajuar në Alpha Web të faturave të blerjeve dhe shitjeve;
Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve te arkës për cdo ditë;
Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve;
Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së financierit;
E aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
Njohuri shumë të mira në programin Alpha;
Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
Fleksibilitet me orarin e punës;
Duhet të jenë pajisur më me patentë;
Ofrohet:
Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected]
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Cel. : +355686082912
AplikoWhatsApp