Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kuzhinier/e - Restoranti LIFT

    Kuzhinier/e - Restoranti LIFT
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Hoteleri
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
    REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
    Ne po kërkojmë për:
    Kuzhinier/e - Restoranti LIFT
    Roli dhe përgjegjësitë:
    Siguron përgatitjen e pjatave te detit që shërbehen të ftohta, duke respektuar standardet e cilësisë dhe freskisë;
    Krijon dhe përshtat receta të reja për pjatat e sektorit "Crudo", shpesh duke eksperimentuar me kombinime të reja të përbërësve dhe përgatitjeve;
    Kontrollon dhe siguron cilësinë e përbërësve të freskët (perime, fruta, peshk, etj.) për të garantuar që ata plotësojnë standartet e restorantit;
    Siguron që ushqimi të përgatitet dhe të serviret në mënyrën e duhur, respektivisht për pjatat e ftohta dhe ato që shërbehen të freskëta;
    Respekton praktikën më të mirë për higjienën dhe sigurinë ushqimore, veçanërisht për ushqimet që konsumohen të ftohta;
    Menaxhon ruajtjen dhe organizimin e përbërësve në frigoriferë dhe depo për të garantuar freskinë dhe shmangien e kontaminimit;
    Eshte përgjegjës për trajnimin e kuzhinierëve të rinj dhe ndihmësve për teknikat e përgatitjes së ushqimeve të krudo;
    Siguron që stoqet e përbërësve të jenë gjithmonë të mjaftueshme dhe bën porosi kur është e nevojshme;
    Raporton për çdo problem që haset me cilësinë e përbërësve, çështjet e procesit ose sugjerime për përmirësimin e operacioneve.
    Kualifikime:
    Eksperiencë e mëparshme në gatim, veçanërisht në përgatitjen e sallatave;
    Njohuri të thella mbi përbërësit freskëta dhe mënyrat e tyre të përgatitjes;
    Aftësi për të punuar nën presion dhe në një ambient të shpejtë;
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
    Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it: [email protected].
    Departamenti i BNJ
    Mob: 069 70 79 300
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X