Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Arkitekt Zbatimi | Balfin Construction

    Arkitekt Zbatimi | Balfin Construction
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Arkitekture
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Arkitekt Zbatimi
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Green Coast, Palase
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Mban lidhje te vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin ne lidhje me projektin;
    Koordinimi dhe zbatimi i projektit;
    Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
    Sigurohet qe materialet e dhena per zbatim te jene te plota dhe te gatshme per zbatim ne raport me disiplinat e projektit.
    Pergjegjes mbi menaxhimin dhe azhornimin e projekteve dhe ecurise/historikut te tyre ne serverat dhe folderat e projektit ne intranet.
    Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
    Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
    Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kerkesat e tij;
    Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara dhe kryen plotesimet e nevojshme per kantierin sipas nevojes;
    Ndihmon ne programimin e proceseve te punimeve ndertimore dhe arkitekturore, bazuar ne grafikun përgjithshëm te punimeve;
    Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
    Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
    Harton raporte te ndryshme sipas kerkeses se eproreve;
    Dokumenton te gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin perkates per azhornimet e projekteve dhe kujdeset per azhornimin ne kohe te projekteve perpara zbatimit.
    Leximi i projekteve tip, plansistemimit te pergjithshem, infrastruktures, specifikimeve teknike dhe te gjithe elementeve te tjere te projektit;
    Njohja me zbatimin, projektin ne terren, si dhe strukturen e kompanise ne teresi dhe te projektit ne vecanti;
    Njohja me procedurat e kompanise, me nenkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
    Perpilimi i detajve ekzekutive te projektit te zbatimit , sipas udhezimeve te eproreve;
    Zberthimi dhe Vizatimi i detajeve tip;
    Vizatimi I elementeve te ndryshem te projektit sipas kerkesave te kantierit;
    Kordinimi dhe dhenia e informacioneve te nevojshme departamentit te finances per punimet e rifiniturave
    Lexon projektet e vilave tip, plansistemimit te përgjithshem, infrastrukturës, specifikimet teknike dhe gjithë elementet e tjerë të projektit;
    Menaxhon porosite e materialeve te rifiniturave ne kantier sipas projekteve dhe kerkesave te klienteve
    Përgatit vizatimet e detajeve tip, të elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
    Mbajtje kronologjise se dorezimit te projekteve, ndryshime apo projekte ne dorezim te vazhdueshem nga pale te treta dhe hartimi i raporteve javore për punën idividuale dhe raport mujor mbi ecurine e projekteve dhe problematikat perkatese per zgjidhje;
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë
    Kualifikime të tjera:
    Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
    Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
    Njohje shumë e mirë e detajeve te ndertimit, materialet dhe teknologjive ne kete fushe;
    Aftësi shume te mira analitike për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
    Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
    Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
    Aftësi për të punuar në skuadër;
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:
    https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    Afati i dorëzimit: 07.03.2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X