JURIST I LARTË TIRANE
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
Titulli i Punës: JURIST I LARTË
Departamenti: DEPARTAMENTI I ÇËSHTJEVE LIGJORE
PËRCAKTIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:
Juristi i Lartë do të këshillojë menaxhmentin e lartë për përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret, duke i informuar rregullisht për zhvillimet e mundshme në këtë fushë.
Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për ndjekjen e rregulloreve, përgatitjen dhe harmonizimin e akteve të përgjithshme të Bankës; formulimin, analizën ekspertuese dhe kontrollin e të gjitha llojeve të kontratave të hartuara në Bankë; përfaqësimin e Bankës përpara gjykatave dhe institucioneve të tjera në të gjitha çështjet dhe mosmarrëveshjet ligjore; ofrimin e interpretimit ligjor dhe opinionit ekspert; përgatitjen e udhëzimeve dhe sqarimeve të nevojshme në lidhje me zbatimin e rregulloreve ligjore dhe nënligjore si dhe kryerjen e detyrave të tjera në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, sipas udhëzimeve të CEO-së së Bankës.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS:
Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me financimet, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: Kontrata Financimi për Klientët Retail dhe Korporativë, si Kontrata e Financimit, Kontrata e Hipotekës, Marrëveshje mbi Garancitë dhe çdo dokument tjetër të kërkuar.
Përgatitja e opinionit ligjor mbi kolateralet e propozuara dhe dokumentet e financimit.
Përgatitja e deklaratave të pëlqimit ose lirimit të kolateralit.
Administrimi i dosjeve të klientëve nën proces ligjor dhe përgatitja e kërkesave për paraqitje në gjykatë për nxjerrjen e urdhrave të ekzekutimit, sipas procedurave të brendshme të Bankës.
Përgatitja e opinioneve ligjore dhe këshillimi i klientëve mbi detyrimet dhe procedurat ligjore.
Kryerja e hetimeve për mbledhjen e provave dhe materialeve të nevojshme për mbrojtjen e Bankës ndaj padive civile ose penale dhe marrja e masave të duhura brenda autorizimeve.
Përfaqësimi i Bankës në Gjykatat Civile, Penale, Administrative dhe entet e tjera të ngjashme për zgjidhjen e çështjeve ligjore.
Kryerja e procedurave ligjore kundër padive civile ose penale, në bashkëpunim me praktikantët e jashtëm.
Ofrimi i këshillave ligjore, sipas kërkesës, për klientët korporativë lidhur me transaksionet dhe marrëdhëniet e tyre të brendshme me aksionarët, menaxherët dhe punonjësit.
Paraqitja e kërkesave dhe padive në gjykatë dhe ndjekja e seancave në Gjykatën e Shkallës së Parë, Gjykatën e Apelit apo Gjykatën e Lartë.
Hartimi i kërkesave dhe përgatitja e praktikave për ruajtjen e dosjeve të klientëve me kredi të këqija për ndjekje nga Përmbaruesit Privatë/Shtetërorë, sipas procedurës së brendshme të Bankës.
Ndjekja e procedurave të ekzekutimit, së bashku me Përmbaruesit Privatë/Shtetërorë, dhe raportimi periodik i rasteve tek menaxhmenti i Bankës.
Konsultimi i vazhdueshëm i legjislacionit të ri dhe informimi i menaxhmentit të Bankës për ndryshimet ligjore ose ligjet e reja që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me sektorin bankar.
Asistimi i praktikantëve të jashtëm në procesin e verifikimit të dokumentacionit ligjor të kredisë, verifikimi i dokumenteve të dorëzuara nga klientët dhe kontratat e kredisë sipas kërkesës së Departamentit të Kredisë apo departamenteve të tjera të Bankës.
Përditësimi i rregullt i raportit mujor mbi klientët nën procesin e ekzekutimit.
Rishikimi dhe përditësimi i rregulloreve të brendshme, sipas kërkesave të ligjit.
Kryerja e çdo detyre tjetër të caktuar nga Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore, sipas nevojave të departamentit.
KËRKESAT PËR POZICIONIN:
Diplomë Universitare në Fakultetin e Drejtësisë.
Minimumi katër deri në pesë vite përvojë si jurist.
E nevojshme licenca e avokatit.
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze me shkrim dhe me gojë.
Njohuri të mira mbi procedurat e ekzekutimit, gjykatave, hipotekës dhe QKB-së.
Aftësi të mira në komunikimin me shkrim dhe verbal.
Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur, organizim, kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për të marrë përgjegjësi.
LINJA E RAPORTIMIT:
Juristi i Lartë është përgjegjës për ndjekjen e rregulloreve, përgatitjen dhe harmonizimin e akteve të përgjithshme të Bankës, në përputhje me rregulloret ligjore, nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, si dhe sipas udhëzimeve të Menaxherit të Departamentit të Çështjeve Ligjore dhe CEO-së së Bankës. Juristi i Lartë raporton drejtpërdrejt te Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore.
VLERËSIMI I PERFORMANCËS:
Menaxheri i Departamentit të Çështjeve Ligjore do të vlerësojë performancën në punë të Juristit të Lartë në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected] . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit i aplikimit 21 Shkurt, 2025
Apply
United Bank of Albania - UBA
Rruga Dritan Hoxha