Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Supervizor Rajonal I Rrjetit të Degëve. TIRANE

    Supervizor Rajonal I Rrjetit të Degëve. TIRANE
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / SigurimeSupervizor | Team Leader
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE​
    Titulli punës: Supervizor Rajonal I Rrjetit të Degëve
    Departmenti: Shitjes me Pakicë
    Njësia: Rrjeti I Degëve
    PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM:​
    Të sigurojnë që Degët Rajonale të përmbushin detyrat e tyre të planit të biznesit të përcaktuara nga banka duke garantuar një cilësi të lartë shërbimi sipas standardeve të miratuara nga BBSH dhe në përputhje me procedurat operacionale.
    Monitoron ecurinë e arritjes së objektivave të degëve në rajon dhe vepron për çdo devijim të mundshëm nga objektivat e biznesit.
    Koordinon punën në degë dhe i udhëzon ato për të arritur cilësinë e shërbimit, produktivitetin e pritshëm të biznesit dhe efikasitetin operacional të kërkuar nga banka.
    Siguron ofrimin në kohë dhe nivelit të lartë cilësie të shërbimeve për klientët e bankës dhe ata potencial.
    Raporton te Supervizori i Rrjetit të Degëve .
    Persona nën varësi jane Drejtuesit e Degëve dhe punonjesit/specialistet nen varesi strukturore ne njesi.
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:​
    Merr pjesë në targetimin e rajonit të tij/saj, duke propozuar vëllime specifike për produkte dhe shërbime bazuar në arsyetime të forta, për çdo propozim.
    Kryen në mënyre periodike vizita në Degë dhe diskuton çështjet lidhur me operacionet dhe zhvillimin e aktiviteteve bankare në segmente me interes dhe organizon veprimet permiresuese me drejtuesit e degëve në përputhje me rrethanat.
    Organizon takime me stafin, diskuton për çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e Degës dhe promovimin e veprimtarisë së Bankës duke informuar për ecurinë e tregut.
    Monitoron ecurinë e operacioneve dhe efektivitetin e shitjeve të stafit të Degës dhe propozon masa për përmirësim.
    Identifikon çështjet në lidhje me ecurinë e shitjeve, si dhe funksionalitetin e përgjithshëm të Rrjetit, bën propozime dhe bashkëpunon me njësitë qendrore për të arritur efikasitetin maksimal.
    Bashkëpunon me stafin e Njësise se Rrjetit te Degëve për vlerësimin e vëllimit të operacioneve, produktivitetin e Degëve, sinkronizon shitjet e produkteve duke siguruar mbështetjen e nevojshme nga njësitë e tjera kompetente të Bankës. Shqyrton raportet tremujore mbi rezultatet përkatëse dhe jep arsye për devijimet e mundshme.
    Siguron përputhshmëri me kuadrin rregullator të brendshëm (akte, qarkore, udhëzime, etj.) dhe të jashtëm (BSH, Legjislacioni etj).
    Siguron përputhjen me rregullat, rregulloret dhe procedurat e Bankes.
    Planifikon, organizon, koordinon dhe kontrollon aktivitetet në rajonin e tij/saj.
    Cakton përgjegjësi dhe projekte për vartësit e tij/saj, në përputhje me nevojat e biznesit dhe rregullat e funksionimit të Njësisë së Biznesit te Shitjes me Pakice.
    Paraqet propozime në përputhje me rrethanat në lidhje me përmirësimin e sistemeve dhe proceseve të Rrjetit.
    Shqyrton raportet e ecurisë së punës dhe ndërmerr veprimet e nevojshme.
    Koordinon aktivitetet në rajonin e tij/saj me pjesë të tjera organizative/operative të Bankës, kompani të Grupit dhe palë të treta.
    Siguron zbatimin e rekomandimeve të auditimit për të gjitha çështjet nën përgjegjësinë e tij/saj.
    Monitoron performancën dhe funksionalitetin e Degëve. Raporton te Supervizori direkt për rastet e keqfunksionimeve ose devijimeve nga procedurat e Bankës dhe propozon masat e duhura korrigjuese.
    Zhvillon marrëdhënie biznesi duke synuar rritjen e prezencës dhe imazhit të Bankës.
    Siguron përgjigje të shpejtë dhe efikase ndaj kërkesave nga Njësitë e Bankës.
    Mbikëqyr dhe kontrollon punonjësit, monitoron dhe vlerëson performancën e tyre për të përmirësuar aftësitë dhe kompetencat e tyre.
    Propozon dhe inkurajon pjesëmarrjen e vartësve të tij/saj në aktivitetet e trajnimit dhe verifikon që njohuritë dhe aftësitë e fituara zbatohen në mënyrë efikase në aktivitetet e përditshme të punës.
    Sugjeron te Supervizori direkt propozime për promovimet, transferimet dhe shpërblimet e personelit, duke bashkëpunuar me Departamentin e Burimeve Njerëzore pas identifikimit të nevojave përkatëse të Degëve Rajonale.
    Siguron që personeli i ri i ardhshëm i Njësisë së Rrjetit të Degëve të marrë trajnimin e duhur te punonjesve te rinj, dhe mbështetjen e duhur në punë, në mënyrë që të përfshihet në mënyrë efektive në mjedisin e ri të punës.
    Në bashkëpunim me Supervizorin e Rrjetit të Degëve organizon takime periodike me drejtuesit dhe supervizoret operacional të degës për të garantuar nivelin e duhur të njohjes me objektivin e bankës, produktet e bankës dhe procedurat operative.
    KËRKESAT PËR POZICIONIN:​
    Të jetë diplomuar në një nga degët e Fakultetit Ekonomik
    Të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në sektorin bankar dhe të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicione drejtuese.
    Përvojë në menaxhim efektiv dhe aftësi për të përballuar dhe përmirësuar performancën e dobët.
    Vetë-motivim dhe energji që kërkon mbikëqyrje minimale.
    Analizë kritike, logjikë dhe qartësi në situata stresuese.
    Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi dhe aftësi për të shprehur idetë në një mënyrë të qartë, koncize dhe tërheqëse ndaj palëve të treta.
    Aftësi të forta menaxhimi të burimeve njerëzore dhe projekteve të ndryshme.
    Vendosmëri dhe gatishmëri për të pranuar sfida të reja dhe për t'i zbatuar ato me përkushtim dhe entuziazëm.
    Gatishmëri dhe aftësi për të pranuar në mënyrë pozitive dhe për të menaxhuar ndryshime të ndryshme në mënyrë efektive.
    Përvojë dhe njohuri e përgjithshme për sistemin bankar, pagesat, produktet financiare, analizë financiare të produkteve të shitjes me pakicë.
    Njohuri te mira te paketes MS Office (Word, Excel, Power point).
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Njohuri të mira të tregut vendor.
    Njohuri të mira të produkteve bankare.
    Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected] .
    Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Afati i fundit i aplikimit 20 Shkurt, 2025.
     
    Apply

    United Bank of Albania - UBA
    Rruga Dritan Hoxha
Working...
X