Tirane, ofrohet vend pune Manaxher Marketingu
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Marketing
Gjuha
anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Hollandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, manaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Manaxher Marketingu
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Manaxheri i Marketingut, është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e projekteve të marketingut në tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe strategjisë së PR dhe Komunikimit. Bashkëpunon sipas një strukture matricore me , ekipin e PR dhe Komunikimit, Ekipin Digjital, Ekipin e Kërkimit të Tregut, Ekipin e Eventeve dhe Aktiviteteve, Ekipin e Manaxhimit të Buxhetit dhe Kontratave, Ekipin e Kujdesit ndaj Klientit dhe Ekipin e Dizajnit. Fokusi i tij/saj është manaxhimi operacional i aktiviteteve të marketingut specifik për projektin dhe sigurimi i ekzekutimit taktik të strategjive të miratuara brënda buxhetit të përcaktuar.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Fizibiliteti dhe Kërkimi i Tregut
Angazhohet në studimet e fizibilitetit në fazat e hershme në bashkëpunim me ekipet e shitjeve dhe zhvillimit;
Vlerësimi i konkurrencës përmes krahasimit në nivel lokal dhe ndërkombëtar;
Analiza e projektit
Studion dhe kupton në detaje prezantimin e projektit nga studiot arkitekturore;
Përcakton avantazhet konkurruese dhe unike të projektit në bashkëpunim me skuadrën e Shitjeve dhe Zhvillimit;
Zhvillimi i strategjisë së markës
Përgatit përmbledhje për emërtimin e projektit, pozicionimin e brandit, grupet e synuara, mesazhet kryesore, etj.;
Bashkëpunon me ekipet e PR, Dizajn dhe Kërkimit të Tregut për ndërtimin dhe pozicionimin e brandit;
Strategjia e marketingut dhe buxhetimi:
Merr pjesë në zhvillimin e strategjitë gjithëpërfshirëse të marketingut dhe hartimin e buxhetit vjetor të projektit;
Siguron konfirmimet nga palët e interesuara dhe monitoron në mënyrë periodike buxhetin;
Ekzekutimi dhe manaxhimi i fushatës:
Është përgjegjës për udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve të marketingut nga planifikimi deri në ekzekutim.
Përcakton fushata të suksesshme marketingu dhe garanton zbatimin e tyre nga ideimi deri në ekzekutim;
Prezenca dhe përmbajtja digjitale:
Nëpërmjet ekipit digjital, manaxhon kanalet e mediave sociale, Website-it dhe SEO të projekteve për të siguruar shikueshmëri dhe angazhim maksimal
Miratimi i materialit:
Mbikëqyr dhe miraton në nivelet e nevojshme materialet e marketingut, nga banerat e faqeve të internetit deri te broshurat e printuara, spotet televizive, spotet në radio etj.
Menaxhimi i Marrëdhënieve me Projektin dhe Klientin:
Përditëson rregullisht informacionet mbi projektin përmes takimeve me shitjen dhe manaxherët e projekteve dhe vizitave në terren;
Analiza dhe raportimi i të dhënave:
Monitoron dhe analizon të dhënat e marketingut për efektivitetin e fushatës;
Analiza e sjelljes së konsumatorit:
Analizon sjelljen e konsumatorëve dhe përshtat fushatat dhe strategjitë e komunikimit në përputhje me rrethanat;
Monitoron trendet e industrisë dhe për të qendruar përpara konkurrencës;
Respektimi i procedurës:
Ndjek procedurat e kompanisë dhe merr pjesë në rishikimin e procedurave të departamentit të marketingut;
Eksperiencat e punës:
Arsimi: Diplomë Bachelor në marketing, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme.
Përvojë: Minimumi 5-7 vite përvojë në marketing.
Aftësi të tjera:
Aftësi të forta drejtuese dhe manaxhuese të ekipit, me përvojë në mbikëqyrjen e ekipeve të marketingut në një strukturë matrice.
Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese dhe manaxhuese të klientit, me aftësi për t'u angazhuar në mënyrë efektive me palët e interesuara në të gjitha nivelet.
Përvojë e dëshmuar në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut.
Aftësi të forta analitike, për të interpretuar të dhënat dhe për t'i përdorur ato për të nxitur vendimmarrjen.
Aftësi financiare, me përvojë në manaxhimin e buxheteve të marketingut dhe sigurimin e operacioneve me kosto efektive.
Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik, me ritme të shpejta, duke trajtuar shumë projekte në të njëjtën kohë.
Treguesit kryesorë të performancës (KPI):
Ekzekutimi i suksesshëm i strategjive të marketingut të projekteve
Arritja e qëllimeve specifike të marketingut për projektin, duke përfshirë gjenerimin e leads, KPI-të digjitale, shitjet, ndërgjegjësimin për markën dhe shërbimin cilësor ndaj klientëve.
Manaxhimi efektiv i buxheteve të marketingut, me fokus në ROI. Dorëzimi në kohë dhe rezultatet e fushatave
Nivele të larta të kënaqësisë klient/zhvillues, siç dëshmohet nga reagimet dhe marrëdhëniet e vazhdueshme.
Vlerësimi i ekipit të projektit.
KPI-të duhet të theksojnë suksesin e fushatave individuale të marketingut të projekteve, kënaqësinë e klientit dhe efektivitetin e përdorimit të burimeve.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë LINK
https://balfinrealestate.zohorecrui....rce=CareerSite
Afati i dorëzimit: 15/02/2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
"Bajram Curri" Boulevard,
ETC Business Center, 8th floor, unit 131-134, Tirana, Albania
[email protected] | www.balfinrealestate.al