Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist IT


    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqërite lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
    “Specialist IT”.
    Departmenti: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Kontrollon dhe vlerëson furnitorët potencialë në fushën e software dhe hardware; Mban listën e pajisjeve IT Hardware/Software të përditësuar; Skedon programent e kompjuterave; Mban magazinën e pajisjeve të IT-së në gjëndje të rregullt dhe të sigurt; Mban në gjëndje të rregullt dhe të sistemuar të gjitha linjat dhe kabllimet për sistemet; Asiston strukturën e IT-së në plotësimin dhe përmbushjen e detyrave statutore të përcaktuara në rregulloren e kompanisë; Trajnon stafin në përdorimin korrekt të sistemeve dhe programeve; Monitoron përdorimin e kompjuterave për tu siguruar që stafi punon sipas rregullave të IT-së dhe nuk ka keqpërdorim të sistemit; Bashkëpunon me Menaxherët e Projekteve në plotësimin e të dhënave elektronike; Ofron asistencë IT-je on-line për punonjësit e filialeve, gjithashtu ofron asistencë pranë vendndodhjes së filialit, në raster kur kjo është e nevojshme; Cdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij të caktuar nga eprorët e drejtëpërdrejtë; Zbaton rregulloren e brendshme të punëdhënësit dhe legjislacionit në fuqi.
    Kualifikime dhe Aftësi:
    Diplomë Universitare apo Master Shkencor në Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Elektronike, Shkenca Kompjuterike apo ekuivalente me to; Mbi 3 vite përvojë pune në sektor të ngjashëm; Njohja e Gjuhës Angleze; preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE-se; Aftësi organizative dhe menaxhuese; Aftësi analitike dhe të komunikimit; Aftësi për të vlerësuar opsione politikash dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre.
    Mënyra e Aplikimit:
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] deri në datë 15/08/2023.
    Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

    Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
    Apliko
Working...
X