Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier i Paisjeve Mjekësore

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier i Paisjeve Mjekësore
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Elektrike | Elektronike
    EPPC Albania në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend, aktualisht është duke kërkuar një Inxhinier të Paisjeve Mjekësore.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Instalimi i pajisjeve mjekësore në objektet e kujdesit shëndetësor (spitale, klinika, laboratorë, etj.), sipas specifikimeve të prodhuesit dhe standardeve rregullatore;
    Kryerja e testimeve të vazhdueshme të pajisjeve mjekësore për të siguruar sigurinë, funksionalitetin dhe pajtueshmërinë me standardet e industrisë;
    Sigurimi i mbështetjes për mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve mjekësore në mjediset e kujdesit shëndetësor;
    Përgatitja e raporteve të detajuara të shërbimit, duke përfshirë përshkrimet e incidenteve, riparimet e bëra dhe rekomandimet për përmirësime;
    Bashkëpunimi me ekipe ndërfunksionale, duke përfshirë punonjësit e klinikave ose spitaleve dhe personelin prodhues;
    Ofrimi i trajnimeve dhe udhëzimeve për personelin mjekësor dhe përdoruesit.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë Universitare e preferueshme në Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Elektronike, ose në fusha të tjera të ngjashme;
    E preferueshme 1-2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
    Aftësi kompjuterike dhe për zgjidhjen e problemeve;
    Aftësi të mira komunikimi.

    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X