Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialist/ Ass. Specialist ne Sigurime - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital

    Tirane, kerkohet Specialist/ Ass. Specialist ne Sigurime - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / Sigurime
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
    Të administrojë procesin e Brokerimit të policave të sigurimit të jetës dhe Jojetës sipas rregulloreve ne fuqi.
    Të përgatisë raporte të harmonizuara me kompanitë e Sigurimit lidhur me policat e brokerurara.
    Të monitorojë procesin e rinovimit të policave të sigurimit të klientëve të BKT.
    Të monitorojë procesin e pagesave të primit të policave të sigurimit të klientëve të BKT.
    Të monitorojë të ardhurat nga procesi i brokerimit dhe të rakordoje me kompanitë e sigurimit, degët dhe departamentin e financës në lëshimin e faturës të të ardhurave.
    Të ndjekë sistemimet e pagesave të policave kur këto janë kryer në mënyrë jo të saktë nga degët.
    Të ndjekë në llogarinë e dedikuar për pagesa, dëmshpërblime të kryera nga Kompanitë e sigurimit për dëme të ndodhura klienteve te Bankës apo vetë Bankës.
    Të mbajë kontakt të vazhdueshëm me degët gjatë procesit të raportimit dhe monitorimit.
    Të mbajë shënime të detajuara kompjuterike.
    Të kryejë detyra të përgjithshme administrative.
    Të suportojë në implementimin e projekteve të reja që lidhen me Sigurimet.
    KRITERET
    Të ketë Diplomë Universitare në Ekonomi, Manaxhim, apo fakultete të ngjashme.
    Aftësi shumë te mira analitike.
    Menaxhim i shkëlqyer i kohës.
    I besueshëm dhe i ndershëm.
    Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
    Aftësi komunikuese në të shkruar dhe në të folur.
    Aftësi për të punuar nën presion.
    Të ketë njohuri shumë të mira të sistemit të bankës flexcube dhe atë të raportimit BI.
    Aftësi shumë të mira të programeve kompjuterike (MS Office, Outlook etj).
    Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
    Kandidatët e interesuar duhët të aplikojnë online nëpërmjet linkut ne vijim deri më 28.01.2025 Specialist/Asst. Specialist Njesia e Sigurimeve - Dep. i MMK dhe Bankingut Dixhital
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
     
    Apply

    Banka Kombëtare Tregtare,
    Bul."ZhanD'Ark" - Tiranë
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X