Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Shitjesh (Shitje me Shumicë - Cash and Carry)

    Menaxher Shitjesh (Shitje me Shumicë - Cash and Carry)
    Conad rrjeti më i madh i supermarketeve, në Shqipëri, operativ qe prej vitit 2006,
    kërkon të punësojë:
    Menaxher Shitjesh (Shitje me Shumicë - Cash and Carry).
    Kriteret bazë që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë pozicion janë:
    Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 3-5 vite përvojë në shitje ose menaxhim shitjesh në sektorin Retail (përvoja në Cash and Carry përbën avantazh).
    Njohuri të mira të gjuhës italiane (zotërimi i gjuhës angleze përbën avantazh).
    Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e proceseve të shitjeve.
    Njohuri të mira në analizimin e tregut dhe hartimin e strategjive të shitjes.
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
    Njohuri në përdorimin e programeve të menaxhimit të shitjeve dhe paketës MS Office.
    Të jetë energjik, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultateve.
    Detyrat kryesore që do të kryhen:
    Organizimi dhe menaxhimi i operacioneve të përditshme të shitjeve.
    Zhvillimi i strategjive për të rritur shitjet dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve.
    Analizimi i performancës së shitjeve dhe krijimi i raporteve mujore për drejtuesit e kompanisë.
    Sigurimi i zbatimit të standardeve të shërbimit ndaj klientit.
    Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët kyç dhe partnerët e kompanisë.
    Ofrojmë:
    Një pozicion të rëndësishëm në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi.
    Një ambient pune stimulues, me mundësi konkrete për rritje profesionale.
    Paketë ekonomike konkurruese, bazuar në eksperiencën dhe kompetencat.
    Aplikimi: CV-ja duhet të përgatitet në gjuhën italiane dhe të dërgohet në:
    Adresën e email-it: [email protected]
    Numrin e celularit: 068 905 8529
    Të dhënat e aplikantëve do të mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008,
    “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
     
    Apply

    WhatsApp

    Conad Albania - Autostrada Tirane-Durres, Kashar
    Tirane, Shqiperi
    [email protected] | +355 68 905 8529
Working...
X