Infosoft Systems shpk, kerkon te punesoje:
SPECIALIST/E MARKETINGU
Specialisti Marketing eshte pergjegjes për te ideuar, propozuar dhe realizuar aktivitete marketing te kompanise. Përdor të gjitha platformat mediatike dhe të komunikimit, me qellim rritjen e shitjeve dhe ruajtjen e imazhit te kompanise.
Detyra dhe pergjegjesi:
Mbledh dhe përpunon feedback nga çdo aktivitet marketing dhe llogarit efektivitetin/rendimentin e tyre.
Komunikon ne media per cdo event te kompanise, pergatit njoftime per shtyp dhe publikon artikuj profesionale.
Komunikon me palet e treta nepermjet Newsletters, Website, Katalog etj.
Mban marredhenie dhe kontakte te vazhdueshme me kliente apo furnitore ne lidhje me marketingun.
Kujdeset për standardizimin dhe përmirësimin e materialeve vizive dhe të brendshme të kompanisë.
Kujdeset per ideim, design dhe propozon përmirësime funksionale të website të kompanisë.
Kujdeset për përditësim te informacioneve te website duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse.
Organizon dhe asiston on-site seminare/workshop/aktivitete etj.
Kerkesa per kandidatet:
Diplome Universitare ne Marketing
3-5 vjet eksperience e meparshme pune ne marketing dhe komunikim (eksperienca ne kompani IT-je perben nje avantazh)
Njohuri rreth produkteve dhe sherbimeve te Teknologjise se Informacionit (e preferuar)
Aftesi shume te mira komunikuese
Njohuri te shkelqyera te gjuhes angleze
Per te aplikuar, ju lutem dergoni CV-te (ne gjuhen shqipe) dhe dokumente te tjera qe provojne kualifikimet tuaja tek: [email protected]
Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
Apliko