Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik ne Mirembajtje ne Qendren Tregtare Toptani

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik ne Mirembajtje ne Qendren Tregtare Toptani
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Mekanike | Mekatronik
    Gjuha
    anglisht
    Inxhinieri Mekanik miremban sistemet dhe pajisjet mekanike dhe hidraulike ne godine me qellim sigurimin e funksionimit te tyre, ruajtjen e cilesise dhe rritjen e eficences.
    DETYRAT KRYESORE:
    Kontrollon periodikisht dhe ndjek ecurine e punes se sistemeve mekanike & hidraulike (HVAC, hidrosanitar, MKZ, fasade, mekanizma (dyersh, dritaresh etj), ashensore, me qellim per te siguruar funksionimin normal dhe pa nderprerje te impianteve/pajisjeve/ mekanizmave;
    Ndjek ecurine e punes se sistemit HVAC, vlereson rregjimin e temperaturave te vendosura ne objekt, dhe propozon ndryshimet perkatese qe duhet te behen ne nivelin e temperaturave te paravendosura (set-point) si edhe ne rregjimin e punes se paisjeve qendrore (çillerat, UTA, kompresore etj);
    Pergatit dhe organizon te gjitha projektet e reja apo modifikimet ne sistemet nen pergjegjesi, si me poshte:
    Azhornon dhe pergatit ne format inxhinierik (psh Autocad) planimetrite e ambienteve perkatese te sistemeve nen pergjegjesi.
    Modifikon dhe azhornon skemat principale te sistemeve nen pergjegjesi.
    Kryen specifikimet teknike /pergatit preventivat dhe grafikun e kryerjes se punimeve ne sistemet nen pergjegjesi;
    Ndjek dhe organizon kryerjen e punimeve per zbatimin e projekteve te reja apo dhe modifikimeve ne sistemet nen pergjegjesi.
    Kryen testime, kontrolle te skemave “as-built” dhe situacionet perfundimtare ne baze te projekteve.
    4. Pergatit, paraqet per miratim te eprori dhe administron Planet per Kontrollet, Sherbimet dhe Mirembajtjen Teknike (PKSHMT) per sistemet nen pergjegjesi;
    5. Organizon drejtimin e operatoreve teknik-mekanik & hidraulik ne rastet e evidentimit te problemeve te ndryshme mekanike dhe hidraulike ne sisteme dhe paisje;
    6. Pergatit dhe ndjek procedurat per zbatimin e masave te sigurise ne pune te personelit teknik mekanik;
    7. Teston dhe vlereson nperiodikisht, por jo me pak se nje here ne muaj, personelin e sigurise per sistemet MKZ (hidrante dhe sprinkler, bombola me gaz dhe pluhur, etj. si edhe te ashensoreve ne rast defekti dhe bllokim te personave ne kabinat e tyre.
    KRITERET KRYESORE:
    Edukimi: Inxhinier Mekanik. Preferohet: Te kete specializime/certifikata te ndryshme ne fushat e inxhinierise mekanike & hidraulike.
    Gjuhe te huaja: Anglisht, Italisht (nivel mesatar).
    Njohuri kompjuterike: Paketa MSc Office, Autocad.
    Eksperienca e kerkuar: Mbi 3 vjet experience pune. Preferohet ne pozicione te ngjashme.
    Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
    Afati i fundit i aplikimit eshte data 20 Dhjetor 2024, ora 17:00.
    * Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Gener 2 Sh.p.k.
    ABA Business Center | Rr. Papa Gjon Pali II
    Tirana, Albania
    Tel. +355 4 4501700 | Fax. +355 4 2248312
    [email protected] | www.gener2.al
Working...
X