Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Senior Specialist i Prokurimeve

    Tirane, ofroj vend pune Senior Specialist i Prokurimeve
    Tirane

    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Administratës, Njësia e Prokurimit në pozicionin:
    Senior Specialist i Prokurimeve​Qëllimi i përgjithshem i punës:
    Senior Specialist i Prokurimeve mbikëqyr proceset e prokurimit të Bankës për të marrë mallra, punë dhe shërbime sipas kerkesave dhe nevojave te Departamenteve / degeve te Bankes, në mënyrë transparente, në kohë efikase dhe efektive në përputhje të plotë me Politiken dhe Manualin e prokurimit si edhe në zbatim të instruksioneve specifike të Drejtuesit te Njesise se Prokurimit. Marrëdhëniet e mira me furnitorët, vlerësimi i mundësive të furnizimit, propozimi për blerje dhe rregjistrimi i te dhenave të sakta janë nder detyrat e pergjithshme te Senior specialistit të prokurimit.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Përgatit të gjithë informacionin e kërkuar gjatë proçesit të prokurimit në mënyrë cilësore dhe të plotë nën drejtimin e Drejtuesit te Njesise se Prokurimit.
    Përgatit kërkesën për prokurim në bazë të kërkesave të ardhura nga Departamentet/degët dhe e dërgon me email tek lista e furnitorëve në bazë të kërkimit të tregut;
    Ofron shërbim me cilësi të lartë në përputhje me procedurat ne fuqi të Bankës, duke identifikuar, analizuar dhe trajtuar nevojat e bankës në mënyrë profesionale.
    Kryen detyra të tilla si organizimi i takimeve, mbledhja e informacionit, të dhënave dhe dokumenteve përkatëse, mbajtja dhe përgatitja e Vendimeve, mbledhja e nënshkrimeve të nevojshme, mbajtja e dokumenteve. (Vendime, propozime të nënshkruara dhe dokumente të tjera) në dosje të veçanta dhe në formë elektronike.
    Rregjistron proceset e prokurimit ne platformën SAP.
    Përgatit përmbledhësen krahasuese dhe kryen analizën e ofertave të ardhura nga furnitoret për të rekomanduar përzgjedhjen e kompanisë fituese;
    Njofton për përzgjedhjen e kompanisë fituese dhe jo fituese;
    Në bashkëpunim me Departamentin juridik të bankës dhe Departamentet e tjera te përfshira, përgatit kontratën për kompaninë fituese;
    Kontrollon saktësinë e faturave sipas proçedurave të aprovimit bazuar në manualin e prokurimit dhe legjislacionit fiskal.
    Kerkim dhe vlerësim i furnitorëve të mundshëm; Mbajtja e marrëdhënieve të mira me furnitorët dhe Negocimi i kushteve me furnitorët si çmimi, cilësia e mallrave, afatet, pritshmëritë etj negocimi i kontratave.
    Bashkepunon ngushte me departamentet ne banke per te plotesuar procesin e prokurimit ne kohe dhe brenda procedurave.
    Siguron nëpërmjet kontrollit qe faturat e mallrave/sherbimeve jane ne përputhje me procesin e prokurimit.
    Kryen ruajten elektronike dhe arshivimin e dokumentave të proçesit të prokurimit dhe kontratave të nënshkruara me furnitorët që mbahen nga Departamenti i Administratës si dhe regjistron e administron kontratat në Modulin e Kontratave.
    Ndjek importet dhe plotësimin e dokumentacionit për praktikat doganore për import-eksportet e Bankës;
    Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e informacionit të marrë gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj.
    Përgatitja e planeve për blerjen e pajisjeve, shërbimeve dhe furnizimeve.
    Vlerësimi i shpenzimeve te kryera duke kërkuar dhe propozuar mënyra për të përmirësuar dhe përmirësuar cilësinë e produkteve të blera dhe afatin kohor të levrimit.
    Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga Drejtori i Njesise / Drejtori i Departamentit.
    Ruajtja dhe përditësimi i informacionit të furnizuesit si kualifikimet, koha e dorëzimit, gama e produkteve, etj.
    Profili Individual:
    Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
    Eksperience e meparshme minimumi 3 vjecare ne nje pozicion te ngjashëm. Eksperienca ne sektorin bankar perben avantazh.
    Eksperience ne përdorim programe/aplikacione prokurimesh, perben avantazh njohja dhe përdorimi i Programit SAP
    Aftësi të forta komunikuese dhe negociuese.
    Aftësi të mira të të menduarit analitik dhe strategjik.
    Të veprojë me integritet; I/E vemendshem ndaj detajeve.
    Aftësi për t’i dhënë zgjidhje situatave për çështjet për të cilat ka përgjegjësi
    Aftësi për të punuar i pavarur dhe për të marrë iniciativa brenda përgjegjësive të veta;
    Njohuri shume te mira te gjuhes angleze,
    Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 24 Dhjetor 2024:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X