Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune DREJTUES I DEPARTAMENTIT TË ARKITEKTURËS

    Tirane, ofrohet vend pune DREJTUES I DEPARTAMENTIT TË ARKITEKTURËS
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Arkitekture
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune DREJTUES I DEPARTAMENTIT TË ARKITEKTURËS.
    PËRSHKRIMI I PUNËS:
    Kompania SALILLARI Sh.p.k po kërkon një profesionist të kualifikuar dhe me përvojë për të udhëhequr Departamentin e Arkitekturës. Roli i "Drejtuesit të Departamentit të Arkitekturës" përfshin përgjegjësinë për drejtimin dhe koordinimin e projekteve arkitektonike të kompanisë, duke siguruar përputhjen me standardet më të larta të industrisë dhe implementimin e metodave moderne të ndërtimit dhe projektimit.
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
    Drejtimi i Departamentit të Arkitekturës dhe mbikëqyrja e të gjitha fazave të projektimit arkitektonik.
    Analiza dhe Projektimi Strategjik: Analizon kërkesat dhe objektivat kryesore të projekteve për të hartuar projekte arkitektonike komplekse për ndërtesa civile, industriale, turistike, etj. Siguron që projekti të përmbajë vizatimet dhe dokumentacionin e nevojshëm për zbatimin e suksesshëm.
    Mbikëqyrja dhe Optimizimi i Projekteve Ekzistuese: Për projektet ku nuk është projektuesi kryesor, vlerëson projektin ekzistues dhe propozon përmirësime për të adresuar problematikat ose për të rritur efikasitetin. Ndërhyn aty ku është e nevojshme për të modifikuar dhe detajuar elemente për një zbatim të përmirësuar dhe të qëndrueshëm.
    Monitorimi i Zbatimit në Terren: Siguron përputhshmërinë e të gjitha punimeve në terren me specifikimet dhe standardet e projektit të miratuar. Bashkëpunon ngushtë me ekipet e ndërtimit për të garantuar cilësinë dhe përpikërinë e detajeve arkitektonike sipas projektit.
    Raportimi dhe Menaxhimi i Cilësisë: Harton dhe përditëson raporte për progresin e projekteve dhe përdorimin e materialeve, duke identifikuar mospërputhjet dhe duke informuar ekipin ekzekutiv mbi çdo problem të mundshëm. Propozon zgjidhje dhe masa korrigjuese për të siguruar përmbushjen e standardeve më të larta arkitektonike dhe të cilësisë.
    KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
    Diplomë në Arkitekturë (Master ose ekuivalent).
    Përvojë e dëshmuar mbi 5 vjet në një rol udhëheqës në fushën e arkitekturës dhe projektimit.
    Njohuri të thella në softuerë projektimi si AutoCAD, Revit, dhe programe të tjera të njohura në industrinë e ndërtimit.
    Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projekteve dhe përmbushjen e afateve kohore.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me palë të brendshme dhe të jashtme.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, shoqëruar me Portfolio (max 10 projekte) në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë, për çdo paqartësi, në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X