Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune

    Tirane, ofroj vend pune
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HR
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni punës: Specialist i Lartë i Rekrutimit dhe Brandimit të Punëdhënësit
    Departmenti: Departamenti Burimeve Njerëzore
    Vendodhja: Tiranë
    Specialist i Larte i Rekrutimit dhe Brandimit të Punëdhënësit menaxhon burimet e kandidatëve përmes kanaleve të ndryshme, planifikimin e intervistave, ndjekjen e procedurave të përzgjedhjes dhe pjesëmarrjen në panaire pune dhe evente karriere. Zhvillon strategji afatgjatë të rekrutimit dhe ndërton marrëdhënie besimi me kandidatët e mundshëm ose punonjësit e mundshëm. Krijon dhe mirëmban linjën e talenteve për nevojat aktuale dhe të ardhshme të punësimit të kompanisë. Promovon reputacionin e kompanisë si "vendi më i mirë për të punuar".
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Zhvillon strategji rekrutimi dhe bën rekomandimet e duhura menaxherëve dhe mbikëqyrësve.
    Drejton procesin e rekrutimit në të gjitha nivelet e kompanisë.
    Përgatit dhe zbaton me rigorozitet planin e rekrutimit të kompanisë.
    Koordinon nismat për përmirësimin e markës së punëdhënësit.
    Organizon dhe merr pjesë në panaire pune dhe evente rekrutimi.
    Drejton procesin e orientimit të punësimeve të reja për të siguruar integrimin efektiv të tyre në kompani.
    Kryen përzgjedhjen e procesit të intervistave dhe zbaton të gjitha testet e nevojshme të rekrutimit.
    Përgjegjës për zhvillimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të markës së punëdhënësit në lidhje me rekrutimin në kompani si dhe mbështetjen e aktiviteteve të brëndshme.
    Kualifikimet:
    Diplomë Bachelor (MBA e preferuar).
    Minimumi 3 vite përvojë si rekrutues ose në pozicione të ngjashme.
    Niveli i lartë i integritetit dhe konfidencialitetit.
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese profesionale.
    Njohje me reklamat dixhitale/publikimet sociale dhe me kanalet e mediave sociale.
    Aftësi të mira intervistuese, organizative dhe të zgjidhjes së problemeve.
    Përvojë praktike me sistemet e gjurmimit të aplikantëve (ATS).
    Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar).
    Njohuri mbi Kodin e Punës.
    Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 20/11/2024 në adresën [email protected]
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Human Resources Department
    T: +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X