Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialiste Finance

    Tirane, ofrohet vend pune Specialiste Finance
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar një Specialist Finance.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Interpretimi i të dhënave, analizimi i rezultateve duke përdorur teknikat statistikore dhe sigurimi i raporteve të vazhdueshme.
    Zhvillimi dhe zbatimi i bazave të të dhënave, sistemeve të mbledhjes së të dhënave, analizimit të të dhënave dhe strategjive të tjera që optimizojnë efikasitetin dhe cilësinë statistikore
    Kryen të gjitha kontrollet dhe rishikimet e nevojshme të raporteve për të siguruar nivelin më të lartë të saktësisë
    Mirëmban dhe koordinon bazën e të dhënave duke futur, verifikuar dhe mbështetur të dhënat
    Krijon raporte javore, mujore dhe tremujore dhe raporte sipas kërkesës
    Kërkesat:
    Diplomë universitare në Financë, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike, ose degë të ngjashme
    Eksperiencë pune të paktën 2 vite në një profil të ngjashëm është e preferueshme
    Komunikim superior, analitik, vlerësues dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
    Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
    Aftësia për të punuar nën presion duke ruajtur një shkallë të lartë të saktësisë së të dhënave
    Pjekuria, profesionalizmi dhe niveli i lartë i diskrecionit
    Punonjës i pavarur dhe analitik me aftësi për të kryer kërkime, analiza të të dhënave dhe zgjidhjen e problemeve komplekse
    Aftësi shumë të mira për përpilimin dhe përgatitjen e analizave dhe raporteve të ndryshme
    Aftësi të shkëlqyera teknike në programet statistikore (Excel dhe Power Pivot, SPSS, SAS, etj)
    Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected] ose mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 7050 551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
    +355 69 705 0551
Working...
X