Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher i Burimeve Njerëzore | MGallery

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher i Burimeve Njerëzore | MGallery
    Vlore

    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HRHoteleri
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Menaxher i Burimeve Njerëzore
    Departamenti: Burime Njerëzore
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i Përhershëm
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Si Menaxher i Burimeve Njerëzore në Green Coast Hotel – MGallery Collection, ju do të mbikqyrni të gjitha aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, duke përfshirë rekrutimin, marrëdhëniet me punonjësit, menaxhimin e performancës, trajnimin dhe zhvillimin, përputhshmërinë, dhe administrimin e benefiteve. Kandidati ideal ka një përvojë të gjerë në BNJ brenda industrisë së hoteleri-turizmit, aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe pasion për promovimin e një kulture ekselence.
    Mbi MGallery
    MGallery zgjedh prona unike me pasion për t'i mbledhur në një koleksion të veçantë hotelesh, ku përjetohen dhe ndahen histori magjepsëse. Me më shumë se 100 hotele në mbarë botën, secili MGallery rrëfen një histori unike të frymëzuar nga vendndodhja. Nga dizajni i personalizuar dhe miksologjia ndijore, deri te dedikimi ndaj mirëqenies e kujdesi i përditshëm ndaj vetes, hotelet MGallery janë vende ku mysafirët mund të shijojnë një përvojë të pasur udhëtimi.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
    • Zhvillon dhe implementon strategji rekrutimi për të tërhequr talentet më të mira.
    • Menaxhon procesin e punësimit, duke përfshirë shpalljet e vendeve të lira të punës, intervistat dhe procesin e integrimit të stafit të ri.
    • Bashkëpunon me drejtuesit e departamenteve për të vlerësuar nevojat për staf dhe për të siguruar përputhshmërinë me objektivat e hotelit.
    • Shërben si pikë kontakti për punonjësit në lidhje me pyetje dhe shqetësime të lidhura me BNJ.
    • Sheshon konfliktet dhe promovon një atmosferë suportuese.
    • Implementon dhe menaxhon sistemet e vlerësimit të performancës për të siguruar që zhvillimi i punonjësve të përputhet me objektivat e biznesit.
    • Ofron udhëzime dhe suport për menaxherët në diskutimet dhe veprimet korrigjuese të lidhura me performancën.
    • Identifikon nevojat për trajnim dhe koordinon programet e zhvillimit profesional për të zhvilluar aftësitë e punonjësve dhe suportuar rritjen e tyre në karrierë.
    • Promovon një kulturë të mësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
    • Administron politikat e kompensimit dhe benefiteve të punonjësve, duke përfshirë pagat dhe benefitet, dhe menaxhon marrëdhëniet me Zyrën e Punës, Inspektoratin e Punës, etj.
    • Përgatit buxhetin vjetor të BNJ bazuar në strukturat organizative, nevojat për zhvillim, projektet e reja, ndryshimet ligjore, politikat e kompensimit dhe shpërblimeve, dhe mbikqyr implementimin për të siguruar respektimin e tij dhe optimizimin e kostove.
    • Kryen analiza të rregullta të tregut për të krahasuar pagat dhe benefitet.
    • Siguron përputhshmëri me ligjet e punës, rregulloret dhe politikat e hotelerisë.
    • Menaxhon përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe dorëzon aplikimet online për leje pune dhe leje qëndrimi për forcën punëtore të huaj.
    • Menaxhon proceset e largimit të punonjësve dhe plotëson dokumentacionin e nevojshëm.
    • Zhvillon, përditëson dhe komunikon politikat dhe procedurat e BNJ te të gjithë punonjësit.
    • Mban metrika dhe analiza të BNJ për të monitoruar angazhimin e punonjësve, shkallën e turnover-it dhe treguesit e tjerë kyç.
    • Ofron informacione dhe rekomandime për menaxhmentin bazuar në analizën e të dhënave.
    • Implementon nisma për të rritur moralin dhe angazhimin e ekipit, si programet e vlerësimit dhe aktivitetet për forcimin e frymës në ekip.
    • Menaxhon të gjitha proceset e burimeve njerëzore që lidhen me stafin.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë Bachelor në burime njerëzore, menaxhim biznesi ose një fushë të ngjashme. Preferohet Diploma Master dhe/ose certifikime në BNJ (p.sh. SHRM-CP, PHR).
    • Minimumi 5 vite eksperiencë në burime njerëzore, me të paktën 3 vite në rol menaxherial.
    • Njohuri të forta mbi ligjet dhe rregullat e punësimit.
    • Njohuri shumë të mira mbi HRIS dhe paketën M. Office.
    • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi.
    • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe disa detyrave paralelisht.
    • Vëmendje ndaj detajeve në përpunimin e dokumentacionit dhe proceseve të BNJ.
    • Të sheshojë mosmarrëveshjet dhe zbus diskutimet.
    • Të trajtojë çështjet sensitive me diskrecion dhe profesionalizëm.
    • Aftësi të forta në zgjidhjen e problemeve dhe mendimin strategjik.
    • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrëse.
    • Aftësi për të frymëzuar dhe motivuar ekipet.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
    Afati i aplikimit: 10/11/2024
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X