Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Jurist

    Tirane, ofrohet vend pune Jurist
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Selite | Kodra e Diellit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Jura | Drejtesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Juridik, në pozicionin: Jurist/e Specialist
    Detyrat
    Te kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinon ligjor dhe procesim administrativ, ne te gjitha ceshtjet ligjore pergjate implementimit te kontratave pubilke.
    Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
    Te perfaqesoj shoqerine prane insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor , ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondences zyrtare me autoritete shteterore per ceshtje te ckatuar ligjore te projektit perkatese.
    Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi;
    Kryen dhe bashkërendon punë kerkimore, analize, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqërite e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve.
    Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur.
    Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit te jete në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar , teknik dhe ligjor;
    Kualifikimet
    Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik., dhe të ketë mbi 2 vjet eksperience pune në këtë fushe.
    Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
    Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
    Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
    Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
    Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin per Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin per Licencat dhe Certifikimet.
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.
    Të njohë shume mirë një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.
    Shënime Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë cv-në e tyre në adresën: [email protected] të shoqëruar me referenca nga punëdhënës të mëparshëm.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X