Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Senior TAX & Accountant

    Senior TAX & Accountant






    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.


    Pozicioni: Financier i Lartë për Kontabilitetin dhe Taksat
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për sigurimin e pajtueshmërisë me legjislacionin dhe procedurat tatimore, menaxhimin e raportimit tatimor dhe optimizimin e pozicionit tatimor të kompanisë. Ky rol është vendimtar në një kompani të Pasurive të Paluajtshme që operon në Shqipëri, ku personi pergjegjes duhet të menaxhojë çështje komplekse tatimore, të sigurojë deklarime të sakta dhe të këshillojë mbi strategjitë më efektive tatimore që duhen ndjekur për transaksione dhe investime të ndryshme.

    Përgjegjësitë kryesore:​
    Pajtueshmëria Tatimore dhe Raportimi

    Siguron paraqitjen në kohë dhe saktësi të gjitha deklaratave tatimore (tatimi mbi të ardhurat e korporatave, TVSH, taksa e pronës, etj.) në përputhje me ligjet dhe rregulloret tatimore;​
    Mban dhe përgatit dokumentacionin e duhur për qellime tatimore, deklarimet në sistemin tatimor dhe për auditin;​
    Përgatit raporte dhe deklarimet periodike tatimore për menaxhimin;​
    ​Planifikimi dhe Këshillimi Tatimor

    Siguron një planifikimin strategjik tatimor për të optimizuar detyrimet tatimore;​
    Këshillon mbi implikimet tatimore të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, duke përfshirë blerjet dhe nxjerrjet jashtë përdorimit;​
    Monitoron dhe analizon ndryshimet në legjislacionin tatimor. Këshillon menaxhimin mbi implikimet e tyre;​
    ​Auditimi dhe Menaxhimi i Riskut

    Menaxhon dhe koordinon kontrollet tatimore, përgjigjet ndaj pyetjeve të autoritetit tatimor dhe ndervepron me këshilltarët dhe audituesit e jashtëm sipas nevojës;​
    Kryen rishikimet e brendshme për të siguruar saktësinë dhe përputhshmërinë me legjislacionin tatimor dhe identifikon fushat e përmirësimit;​
    Vlerëson rreziqet tatimore që lidhen me operacionet dhe investimet e kompanisë;​
    ​Mbështetje ndërfunksionale

    Punon ngushtë me ekipin juridik, financiar dhe operacional për të ofruar njohuri tatimore dhe mbështetje për vendimet e biznesit;​
    Bashkëpunon me konsulentët dhe këshilltarët e jashtëm tatimor për të siguruar praktikat më të mira dhe pajtueshmërinë me legjislacionin tatimor dhe standartet në fuqi;​
    Ofron suport në përgatitjen e pasqyrave financiare, duke mundësuar provigjonime të sakta tatimore;​
    ​Dokumentimi

    Mban të përditësuara të gjitha dokumentet, korrespondencën dhe dosjet e lidhura me taksat;​
    Zhvillon dhe zbaton procese efektive të dokumentacionit tatimor për të siguruar pajtueshmërinë dhe transparencën;​
    ​Trajnimi dhe Zhvillimi

    Keshillon dhe trajnon stafin e ri për çështjet që lidhen me taksat dhe kërkesat e pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor ne fuqi;​
    Qëndron i përditësuar me zhvillimet më të fundit të legjislacionit dhe rregulloreve tatimore dhe ndan njohuritë me ekipin;​


    Edukimi: Diplomë Bachelor ose Master në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, ose një fushë të ngjashme.
    Kërkesat:​
    Përvojë: Minimumi 3 vjet përvojë në pajtueshmërinë dhe këshillimin tatimor, mundësisht në sektorin e pasurive të paluajtshme ose në një industri të ngjashme;​
    Certifikimi: Preferohet CPA, ACCA ose kualifikim tjetër përkatës profesional;​
    Njohuri: Kuptimi i thellë i legjislacionit tatimor shqiptar, parimeve ndërkombëtare tatimore dhe rregulloreve specifike të industrisë;​
    Aftësi teknike: Të jetë i aftë në përdorimin e MS Office, veçanërisht Excel dhe të ketë njohuri në përdorimin e sistemeve tatimore dhe kontabilitetit (Financa 5);​
    Soft Skills: Aftësi të forta analitike, komunikuese dhe të zgjidhjes së problemeve. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar detyra të shumta në një mjedis me ritme të shpejta;​

    Mënyra e aplikimit:

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite

    Afati i aplikimit: 15/10/2024

    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp














    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X