Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Key Account

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    Tirane - Nr. Njesia - Zona me e afert?


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje


    Gjuha
    anglisht


    Eksperienca
    vetem me eksperience


    Paga
    Paga?




    EPPC Albania kërkon një Key Account për klientin e saj, një ndër kompanitë lider në tregun e produkteve promocionale, veshjeve të punës dhe pajisjeve të mbrojtjes personale në punë dhe printimeve dixhitale.

    Si Key Account, do të keni përgjegjësi për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët kryesorë të kompanisë, duke siguruar një shërbim të shkëlqyer, përmbushjen e objektivave të shitjes dhe optimizimin e mundësive për zhvillim të biznesit.


    Përgjegjësitë Kryesore:

    Monitoron performancën e portofolit të klientëve dhe siguron mbështetje për përmirësimin e rezultateve;
    Planifikon dhe organizon takimet me klientët kyç për të optimizuar rezultatet e shitjeve dhe marrëdhëniet me ta;
    Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie të forta me klientët ekzistues dhe potencialë brenda portofolit të tij/saj;
    Zbaton strategji të shitjes për arritjen e objektivave të caktuara;
    Trajton dhe zgjidh ankesat dhe shqetësimet e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase;
    Siguron që të gjitha aktivitetet e shitjes dhe komunikimi me klientët të jenë në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë;
    Kur është e nevojshme, bashkëpunon me departamentet e tjera për prioritetizimin e kërkesave të klientëve;
    Merr pjesë në trajnime të rregullta për produktet dhe shërbimet e ofruara për të përmirësuar njohuritë & aftësitë në shitje;
    Përgatit raporte të rregullta mbi aktivitetet dhe performancën e shitjeve dhe marrëdhënieve me klientët.


    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Diplomë Universitare;

    Përvojë në pozicione të ngjashme të mëparshme në shitje B2B;

    Të ketë iniciativë, të jetë fleksibël, i aftë të punoj i pavarur dhe të orientohet drejt rezultateve;

    Aftësi të mira komunikuese, negoicuese dhe organizative;

    Të ketë leje drejtimi automjeti dhe të zotërojë mirë MS Office.



    Të ardhurat financiare:


    100,000 – 140,000 ALL/NET mujore



    Si të aplikoni:

    ​Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al


    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

     







    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X