Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Dega Fier: Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes

    Dega Fier: Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes







    Fier



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

    Ne vlerësojmë profesionistet e kualifikuar, besnik dhe te përkushtuar si asetin tone më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që te bëhen pjesë e skuadrës në pozicionin:

    Dega Fier: Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes ​
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Siguron realizimin e objektivave të biznesit duke mirëmbajtur dhe rritur një portofol cilësor klientësh biznesi. Vlerëson klientin në tërësi me synimin e krijimit të një bashkëpunimi afatgjatë me bankën si partner financiar dhe për të gjitha nevojat financiare që ai ka ti drejtohet bankës sonë si zgjedhjen e vetme. Këshillon dhe ofron zgjidhje bankare per klientët për të plotësuar nevojat e tyre financiare duke siguruar shërbim të shpejtë dhe me profesionalizëm.

    Përgjegjësitë kryesore:

    Njeh shume mire klientët e portofolit te tij biznes dhe sigurohet qe ai /ajo është personi qe ata do t’i drejtohen për një zgjidhje financiare.
    Identifikon dhe përthith klientë të rinj për bankën, në mënyrë autonome dhe në bashkëpunim me drejtorin rajonal dhe të degës.
    Identifikon dhe kupton nevojat e klientëve me qëllim krijimin e një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi. Ofron një paketë të plotë shërbimesh bankare (e-banking, transferta, paga etj) në mënyrë që marrëdhënia e tyre me bankën të jetë sa më e ngushtë duke gjetur çdo shërbim që plotëson nevojën dhe me një përfitueshmëri më të madhe.
    Punon në mënyrë të pavarur në përzgjedhjen e klientëve, targetimin dhe analizimin e situatës financiare për të dalë në një propozim të qartë për klientin.
    Kryen analizat kreditore për klientët që do të afrohen në të ardhmen në bankë në mënyrë sa më cilësore dhe objektive në mënyrë që të minimizohet risku kreditor kundrejt bankës, me përgjegjësi firme për mendimin e tyre profesional lidhur me cilësinë dhe sigurinë e aplikacionit kreditor.
    Rishikon analizat kreditore të klientëve që ka në portofol minimumi një herë në vit, në mënyrë që të shmangen problemet që mund të ketë banka me këta klientë në të ardhmen.
    Ndjek klientët kreditorë që ka në portofol dhe në rastet kur këta klientë shfaqin probleme në pagesat e kësteve apo interesave siguron gjetjen e një zgjidhje/këshillimi për të kapërcyer vështirësinë në pagesën e kredisë.
    Përmirësimin e shërbimit kundrejt biznesit në ato raste ku është e nevojshme në mënyrë që klientët të gjejnë në Bankë një shërbim cilësor dhe të pranueshëm.
    Profili Individual:

    Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi.
    Eksperiencë pune minimumi 2 vjet në një pozicion të ngjashëm.
    Aftësi në kryerjen e analizave kreditore, për vlerësimin e riskut kreditor.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëveprimi me klientë.
    Të jetë dinamik dhe i/e aftë për të identifikuar klientë potencialë. Të ketë kurajon për ti kontaktuar dhe të dijë të promovojë produktet/shërbimet e bankës.
    Të ketë ambicie dhe dëshirë të mësojë dhe të zhvillohet profesionalisht. Njohje shumë të mirë të produkteve/shërbimeve bankare.
    Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Personat e interesuar duhet te dërgojnë brenda datës 07 Tetor 2024:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” per Pozicionin

    Dokumentat duhet te dërgohen ne adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon te dhënat personale te aplikanteve mbështetur ne Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhënave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per përpunimin e te dhënave personale te kandidateve per pune”. Te dhenat personale te aplikanteve janë kryesisht te dhënat e deklaruara nga ata vete ne CV-ve te tyre, gjithashtu dhe te dhenat e marra nga dokumentet e tjera te paraqitura nga ata.

    Union Bank sh.a. ka marre masat organizative dhe teknike te nevojshme me qellim per te garantuar sigurinë e te dhënave personale qe përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses ne te dhënat personale qe përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka per detyre te ruaje konfidencialitetin e te dhënave sensitive.

    Individët qe aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë ne dijeni se te dhënat e tyre personale do te përpunohen siç përshkruhet me sipër.

    Aplikantet kane te drejte te kerkojne korrigjimin ose fshirjen e te dhënave personale te tyre. Per te ushtruar kete te drejte ata duhet te kontaktojnë ne [email protected].

     




    Apply


    WhatsApp

















    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X