Kompania "ALBANIAN HIGHWAY CONCESSION shpk" kerkon te punesoje IT MENAXHER
DETYRAT KRYESORE
Menaxhon dhe ndjek detyrat e përditshme të departamentit IT.Zbaton zgjidhje teknike si dhe ideon zgjidhje të reja për cështjet dhe problematikat e ndryshme të ngritura nga departamentet përkatese.Instalon dhe administron pjesen hardware/ software dhe asiston në përdorimin e tyre nga kompania.Koordinon nevojat e punonjësve, vendoreve dhe kontraktoreve remote ose në terrenAdministron rrjetin dhe sigurinë e të dhënave, duke përfshirë active directory, group policies, firewalls, antivirus, etj Merr pjesë në implementimin dhe konfigurimin e sistemeve të reja si dhe kryen trajnimin e punonjësve të kompanisë.Monitoron në kohë reale paisjet qëndrore në server room dhe verifikon në mënyrë periodike log-et përkatëse.Kryen diagnostifikimin e alarmeve të ndryshme/ problematikave të shfaqura në paisjet qëndrore si dhe zbaton zgjidhjet përkatëse.Monitoron në kohë reale dhe kontrollon funksionalitetin e rrjetit LAN/ WLAN. Verifikon komunikimet VPN Site to Site dhe Remote Client.Mbron të dhënat nga infiltrimet e jashtme. Verifikon në mënyrë periodike log-et e Firewall-it dhe Antivirus-it për prezencë të sulmeve apo tentativave të ndryshme të tipit DDos si dhe viruseve të mundshme në rrjetin e brëndshëm.Inspekton rregullisht dhomat e server-it të kompanisë.Verifikon versionet e programeve të instaluara në PC, kryen përditësimin e tyre si dhe aplikon patch-e të ndryshme.Kontrollon funksionalitetin e sistemit të video-survejimit dhe akses kontrollitInventarizon dhe mban dokumentacion përkatës për cdo paisjeMban marrëdhënie me furnitoret dhe përditesohet me produktet e reja në tregPërpilon raport ditor në lidhje me aktivitetin e zhvilluar si dhe problematikat e zgjidhura
KUALIFIKIMET DHE AFTESITE E KERKUARA
Diplomë në Informatike, Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose në degë të ngjashme.Certifikime në Cisco, Microsoft.Njohuri të mira në sistemet e operimit Windows/Linux, Server & Storage, Sisteme Antivirus, Sisteme Kamerash etj.Të ketë eksperiencë mbi 5 vjetTë jetë i komunikueshëm.Njohuri të mira të gjuhës angleze
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania AHC shpk merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
AplikoWhatsApp