Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune IT MENAXHER


    Kompania "ALBANIAN HIGHWAY CONCESSION shpk" kerkon te punesoje IT MENAXHER


    DETYRAT KRYESORE

    Menaxhon dhe ndjek detyrat e përditshme të departamentit IT.Zbaton zgjidhje teknike si dhe ideon zgjidhje të reja për cështjet dhe problematikat e ndryshme të ngritura nga departamentet përkatese.Instalon dhe administron pjesen hardware/ software dhe asiston në përdorimin e tyre nga kompania.Koordinon nevojat e punonjësve, vendoreve dhe kontraktoreve remote ose në terrenAdministron rrjetin dhe sigurinë e të dhënave, duke përfshirë active directory, group policies, firewalls, antivirus, etj…Merr pjesë në implementimin dhe konfigurimin e sistemeve të reja si dhe kryen trajnimin e punonjësve të kompanisë.Monitoron në kohë reale paisjet qëndrore në server room dhe verifikon në mënyrë periodike log-et përkatëse.Kryen diagnostifikimin e alarmeve të ndryshme/ problematikave të shfaqura në paisjet qëndrore si dhe zbaton zgjidhjet përkatëse.Monitoron në kohë reale dhe kontrollon funksionalitetin e rrjetit LAN/ WLAN. Verifikon komunikimet VPN Site to Site dhe Remote Client.Mbron të dhënat nga infiltrimet e jashtme. Verifikon në mënyrë periodike log-et e Firewall-it dhe Antivirus-it për prezencë të sulmeve apo tentativave të ndryshme të tipit DDos si dhe viruseve të mundshme në rrjetin e brëndshëm.Inspekton rregullisht dhomat e server-it të kompanisë.Verifikon versionet e programeve të instaluara në PC, kryen përditësimin e tyre si dhe aplikon patch-e të ndryshme.Kontrollon funksionalitetin e sistemit të video-survejimit dhe akses kontrollitInventarizon dhe mban dokumentacion përkatës për cdo paisjeMban marrëdhënie me furnitoret dhe përditesohet me produktet e reja në tregPërpilon raport ditor në lidhje me aktivitetin e zhvilluar si dhe problematikat e zgjidhura

    KUALIFIKIMET DHE AFTESITE E KERKUARA

    Diplomë në Informatike, Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose në degë të ngjashme.Certifikime në Cisco, Microsoft.Njohuri të mira në sistemet e operimit Windows/Linux, Server & Storage, Sisteme Antivirus, Sisteme Kamerash etj.Të ketë eksperiencë mbi 5 vjetTë jetë i komunikueshëm.Njohuri të mira të gjuhës angleze

    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “AHC shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
    AplikoWhatsApp
Working...
X