Tirane, ofroj vend pune Menaxher Produktesh të Kredive dhe Fondeve
Tirane
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Zhvillimit të Produkteve Retail në pozicionin:
Menaxher Produktesh të Kredive dhe Fondeve
Qëllimi i përgjithshem i punës:
Të jetë pjesë aktive e ndertimit të planeve dhe implementimit të produkteve në Retail që synon një rritje konstante dhe të vazhdueshme të shitjeve nëpermjet të gjithë kanaleve te bankës, me qellim arritjen e objektivave të caktuara të biznesit Retail.
Menaxheri i Fondeve dhe Kredive është përgjegjës për një planifikim të ciklit të produkteve të kredive dhe fondeve për klientët Retail të Bankes duke mbledhur dhe prioritizuar produktet dhe kërkesat e klientëve, duke definuar visionin e produkteve, bashkëpunuar me shitjet, segmentimin e klientëve, marketingun, operacionet dhe departamentet e tjera te bankës duke siguruar që objektivat e të ardhurave dhe kenaqësia e klientit jane arritur. Menaxheri i Produkteve të Kredive dhe Fondeve gjithashtu siguron që produktet kontribojne në strategjine e pergjithshme të bankës dhe arritjet e kërkuara dhe kontribuon në përmiresimin e vazhdueshem të proceseve të brendshme të cilesise së produkteve në UB.
Përgjegjësitë kryesore:
Definon dhe implementon strategjinë dhe planet e produkteve të kredive dhe fondeve për klientët në linjë me strategjinë dhe objektivat e bankës si dhe gjithmonë në plotësim të kërkesave rregullatore
Bashkëpunon me struktura të ndryshme dhe partnerë të jashtëm të bankës që të siguroje implementimin e produkteve te reja, ndryshimeve në produktet ekzistuese apo programeve të ndryshme me fokus në arritjen e objektivave, ruajtjen e përfitueshmërisë së produktit dhe reputacionit të bankës, standardin e ofruar të produktit dhe perceptimin e klientit.
Krijon dhe perditeson modele dhe raporte qe mundesojne menaxhimin dhe ndjekjen e performances dhe perfitueshmerise se produkteve te kredive dhe fondeve sipas segmenteve te klienteles, duke u kujdesur per rritjen e perfitueshmerise se produkteve dhe penetrimin sipas tipit te klienteles.
Pergatit dhe perditeson manualin/katalogun e produkteve te kredive dhe te fondeve. Bazuar ne analizen e tipareve te produkteve te kredive dhe fondeve, detajon edhe ne bashkepunim me strukturat e tjera ne banke, procesin e ecurise se produktit, “Product Journey”.
Analizon të gjithë produktet në baza periodike si dhe propozon ndryshime bazuar mbi performancën e tyre, ndryshimeve në treg si dhe nevojave të klientit. Përgatit programe komunikimi për arritjen e objektivave të vendosura.
Është në komunikim me degët për mbledhjen dhe dhënien e informacionit për produktet që menaxhon dhe kujdeset që të gjitha strukturat e përfshira në komunikime me klientë të jenë të njoftuara për produktet e reja/ndryshime të atyre ekzistuese. Përfshihet në trajnimin e stafit për produktet në menaxhim si dhe në të gjitha projektet që lidhen me sistemet dhe kanalet e komunikimit të produktit.
Bën studime tregu në baza periodike dhe përditeson kushtet e tregut për të gjitha produktet si dhe informon në nivel Divizioni për të gjitha ndryshimet në treg të lidhura me produktet e fondeve dhe kredisë si dhe fushatat aktive.
Ndërton dhe menaxhon të gjitha proceset që lidhen me programe te ndryshme financimi (Marreveshje me të tretë, GEFF etj.)
Profili Individual:
Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
Eksperience e meparshme bankare minimumi 2 vjecare ne nje pozicion te ngjashem.
Aftësi të dalluara në ndërtim produktesh bankare dhe komunikimi.
Njohje e mire e produkteve bankare sidomos të kredive dhe fondeve dhe aftësi te mira teknike.
I/E motivuar te punoje pa supervizim.
Aftësi komunikuese efektive verbale dhe të shkruara.
Njohuri të politikave dhe proçedurave të bankave
Aftësi shumë të mira të manaxhimit të kohës.
Aftësi shumë të mira për të punuar në skuadër, të arrijë punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes.
I/E pergjegjshëm dhe të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
Vullnet per të mësuar dhe avancuar.
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze,
Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 27 Shtator 2024:
CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
Apply
WhatsApp
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
Fax: +355 4 2272 880
[email protected] | www.unionbank.al