Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier gjeolog

    INXHINIER GJEOLOG







    Berat



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxhinieri



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience











    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER GJEOLOG.

    PËRSHKRIMI I PUNËS:
    Inxhinieri Gjeolog zbaton projektin që do ti ngarkohet nga eprori me përpikmëri maksimale në përputhje me rregulloren e sigurimit teknik, procedurat e punës dhe legjislacioni në fuqi.

    DETYRAT KRYESORE:

    Kryen punet me lëndë plasëse me urdhër pune të lëshuar nga Drejtuesi Teknik.
    Kryen punime me lëndët plasëse në përputhje me pasaportën teknike ose projektin teknik të shpim-plasjes dhe rregulloren e Sigurimit Teknik.
    Drejton veprimtarinë e punimeve kapitale nëntokësore për infrastrukturën rrugore, si dhe objekte të tjera me karakter civil.
    KRITERET E KËRKUARA:

    Të ketë përfunduar Fakultetin Inxhinieri Gjeologjike dhe Miniera.
    Të ketë eksperiencë pune të paktën 10 vite.
    Të zotërojë Leje Profesionale ne fushen e veprimtarise minerare, shfrytëzim dhe përpunim mineralesh.
    Të ketë eksperiencë në plasje.
    Të ketë njohje të shkëlqyera organizative, duke përfshire aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
    Aftësi për të koordinuar punën, projektet përkatëse dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail:[email protected] ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X