Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Senior Specialist ne Sigurime - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital

    Tirane, kerkohet Senior Specialist ne Sigurime - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / SigurimeMenaxhim



    Gjuha

    anglisht





    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

    Të vlerësojë dhe të japë propozime që procesi i Brokerimit të Sigurimeve të jetë në linjë me kuadrin rregullator dhe ligjor sipas ligjit nr. 52/2014 për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit.
    Të përgatisë dhe përditësojë instruksione/ manuale, kontrata dhe dokumenta të tjera të lidhura me proceset e sigurimeve në bashkëpunim me njësitë e tjera të përfshira.
    Të monitorojë që veprimtaria e brokerit të ushtrohet në përputhje me vendimet dhe rregulloret e ngritura të Bankës.
    Të përgatisë raporte për Manaxhimin e Bankës dhe për institucione zyrtare në varësi të kërkesës dhe rregulloreve.
    Të mbajë kontakte të vazhdueshme me Shoqëritë e Sigurimit për problematika që mund të shfaqen gjatë proceseve të brokerimit të sigurimeve.
    Të ndjek praktikat e dëmshpërblimit me Shoqërite e Sigurimit në rastet e ngjarjeve të sigurimit të klientëve të Bankës.
    Të ndjek procesin e mbulimit me Sigurim të vetë Bankës sipas procedurave dhe rregulloreve të brendshme dhe të japë propozime për përmirësimin e tyre.
    Të ndjek praktikat e dëmeve me Shoqërinë e Sigurimit për ngjarjet e sigurimit brenda bankës sipas parashikimeve të policave të lëshuara për këtë qëllim.
    Të japë propozime dhe zgjidhje rast pas rasti çështjeve dhe problematikave që ngrihen në nivel Dege dhe Drejtorie, që lidhen me Sigurimet.
    Të propozojë produkte sigurimi sipas nevojave të Bankës për minimizimin e risqeve të ndryshme.
    Të përgatisë, ndjekë dhe implementojë projekte të lidhura me Sigurimet.
    KRITERET

    Të ketë Diplomë Universitare në Ekonomi, Manaxhim, apo fakultete të ngjashme.
    Disponimi i liçensës për ushtrimin e aktivitetit të Brokerit në Sigurime në përputhje me ligjin nr. 52/2014 për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit është një aset i shtuar. Nqs nuk e zotëron liçensën të ketë dëshirën e vullnetin për të ndjekur procedurat për pajisjen me liçensë.
    Të ketë eksperience dhe njohje shumë të mirë te Tregut të Sigurimeve në tërësi.
    Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
    Aftësi shume të mira analitike.
    I besueshëm dhe i ndershëm.
    Aftësi komunikuese në të shkruar dhe në të folur.
    Aftësi për të punuar nën presion.
    Aftësi shumë të mira të programeve kompjuterike (MS Office, Outlook etj).
    Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze.
    Kandidatet e interesuar te aplikojne nepermjet link https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search#
    ose te dergojne CV ne adresen e email [email protected] deri me 08.09.2024 dhe te specifikojne pozicionin per te cilin aplikojne.

     




    Apply











    Banka Kombëtare Tregtare,
    Bul."ZhanD'Ark" - Tiranë
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X