Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtues i Njësisë së Kujdestarisë së Dokumentave të Bankës

    Drejtues i Njësisë së Kujdestarisë së Dokumentave të Bankës







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    MenaxhimMenaxhim strategjik | Drejtues



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Organizimit, në Njësinë e Kujdestarisë së Dokumentave të Bankës në pozicionin:

    Drejtues i Njësisë së Kujdestarisë së Dokumentave të Bankës

    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Njesia siguron konsolidimin e politikave, procedurave, rregulloreve dhe manualeve te Departamenteve te Bankes. Sugjeron menyra per permiresimin e dokumenteve te miratuara dhe siguron perputhshmerine e tyre me rregulloret e brendshme dhe aktet e vlefshme te Bankes.
    Eshte pergjegjese per manaxhimin e politikave, rregulloreve dhe procedurave brenda ne Banke. Koordinon palet e perfshira gjate krijimit dhe mirembajtjes se ketyre dokumentave. Krijon dhe miremban inventarin e brendshem te politikave / procedurave / rregulloreve.

    Përgjegjësitë kryesore te punës:

    Eshte pergjegjes te suportoje perditesimin e Politikave, Procedurave, dhe Rregulloret e Bankes te inicuar nga njesia mbajtese e dokumentit dhe te rekomandoje ndryshime kur eshte e nevojshme
    Njesia mbeshtet dhe percakton rregulloret dhe dokumentet e brendshme qe i referohen proceseve te punes/aktiviteteve te biznesit te Bankes, duke zhvilluar dhe/ose kontrolluar politikat, procedurat, drejti, rregullat e funksionimit, udhezimet, etj.
    Siguron konsolidimin e politikave, procedurave, rregulloreve dhe manualeve te njesive te Bankes.
    Bashkepunon me njesite per pershkrimin dhe analizen e procedurave te tyre, merr pjese per regjistrimin sistematik te procedurave dhe identifikon, pershkruan, analizon dhe vlereson rrjedhen e punes ne çdo Njesi te Bankes.
    Bashkepunon me Njesine e Perputhshmerise dhe njesite e tjera kompetente per te siguruar qe dokumentet te jene ne perputhje me kuadrin rregullator vendor.
    Percakton rregullore specifike per standardizimin e procesit te krijimit dhe dokumentimit te aktiviteteve/proceseve te punes se Bankes.
    Eshte njesia pergjegjese e Bankes qe koordinon unifikimin e vendimeve te Komiteteve perkatese.
    Sugjeron menyra per permiresimin e dokumenteve te miratuara dhe siguron perputhshmerine e tyre me rregulloret e brendshme dhe aktet e vlefshme te Bankes.
    Vepron si kujdestar i te gjitha proceseve te dokumentuara te punes ne formen e politikave, procedurave, udhezimeve te punes, rregullave te funksionimit, vendimeve, etj.
    Ne bashkepunim me Burimet Njerezore merr pjese ne trajnimet e perdoruesve, lidhur me aplikimet apo procedurat e reja qe i nevojiten aktiviteteve te deges
    Kërkesat e profilit:

    Diplome universitare ne Fakultetin e Administrim-Biznesit/Ekonomise ose fusha te tjera te ngjashme;
    5 vjet experience bankare,avantazh ne profilin e organizimit dhe zhvillimit te proceseve/dokumentave;
    Aftesi BPM (analize procesi, dizejnim, optimizim);
    Business Analysis;
    Pergatitje raportesh/prezantimesh ne nivel manaxherial;
    Background shume te forte analitik, vleresim kritik;
    Aftesi shume te mira ne zgjidhjen e problemeve dhe i vemendshem ndaj detajeve;
    Te “jete nje problem solver”, te kete aftesi te shkelqyera komunikuese dhe ndervepruese dhe te luaje nje rol proaktiv ne ndermarrjen e iniciativave;
    I/E afte te punoje ne grup dhe te ndertoje marredhenie konstruktive me koleget;
    Aftesi shume te mira kompjuterike si dhe njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10 shtator 2024;

    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

     




    Apply


    WhatsApp














    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X