Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje INXHINIER NDERTIMI në ZBATIM te PROJEKTEVE

    Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje INXHINIER NDERTIMI në ZBATIM te PROJEKTEVE







    Tirane









    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER NDËRTIMI në ZBATIM TË PROJEKTVE.

    PERSHKRIMI I POZICIONIT
    Inxhinieri i Ndërtimit ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri ne fazen e dorëzimit të objektit.

    DETYRAT KRYESORE

    Shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar.
    Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndërtohet dhe ben vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi.
    Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim.
    Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet.
    Merr pjesë në të gjitha matjet qe kryhen për volumet dhe mban proçes verbalet përkatëse.
    Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve.
    Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kërkohet.
    Harton në mënyrë të vazhdueshme librezën e masave për punimet që kryhen.
    Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projektit.
    Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër.
    Kërkon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të jenë të shoqëruara me çertifikata origjine dhe cilësie konform specifikimeve teknike.

    KRITERET E KERKUARA

    Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Profili Infrastukturë.
    Të njohë gjuhën angleze në nivel të lartë (me çertifikatë).
    Të njohë programet komputerike Microsoft Office, Autocad, Sap, Etap.
    Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
    Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në këtë profil.

    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X