Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    vetem per ata qe jane ne kerkim, per nje vend pune!?

    vetem per ata qe jane ne kerkim, per nje vend pune!?






    Epoka e babës tim,
    epoka kur ata filluan punë dhe dolën në pension në një dhe në të vetemen ndërrmarje (Fabrik) ka perënduar me kohë.
    Në dokumentat për pensionin e tij figuronte: në 42 vite punë, vetëm një Fabrik, vetëm një adresë.

    Allah allah...

    Beni (unë) në më pakë se 15 vite pune ka ndërruar 2 shtete, 3 qytete dhe gati 7 punëdhënës.
    Kam akoma edhe 30 vite të tjera pune deri sa të më vijë vakti i pensionit.
    Hajde gjeje edhe sa herë do të më duhet të ndërroj vend pune.
    Edhe sa herë do më duhet të shkruaj:
    “Kërkesë pune” ose si i thonë "CV" (Curriculum Vitae) ?!?
    prandaj thashë ti hyj merseles e të shkruaj disa gjëra për veten time (si kujtesë),
    por edhe për shqipfolësit e tjerë që janë nën tension,
    për të gjetur “peshkuar” vendin e tyre të punës.

    Lexues i dashur, nëse nuk ke kohe,
    përqëndrohu vetëm tek ato rreshta që janë me shkronja të theksuara, të tjerat janë për ata që kanë nge´.
    Në këtë shoqërinë tonë globale të konsumit, që the ti,
    puna që ëndërron (helbete jo doganier, jo tatues) është bërë malli më i vështirë për tu gjetur.
    Kjo është kështu dhe s´e luan topi qysh nga Tirana, Prishtina, Shkupi e deri në Honolulu.

    Në këtë drejtim nuk ka për të ndërruar gjësendi, ngelet të ndërrojmë ne (taktikën).
    Nëse je dakord deri këtu thuaj PO! dhe vazhdo më tutje:

    Taktika dhe mënyra se si mundesh ta gjesh dhe ta fitosh vendin e punës, ka!
    edhe ka shumë bile, bota ka shkruar volume sa këtu deri në Firifistun për gjëra të tilla,
    (lum ata që dijnë të lexojnë e kuptojnë edhe në gjuhë të tjera)
    Beni, do përqëndrohet shkurt në disa gjëra të vogla, ama me efekt të madh.
    Si në cdo gjë në fillim ishte fjala pataj, pastaj i zoti bëri veprat….
    le të fillojmë me fjalën dhe mendimin (pa romantizëm, pa emocione) për të “kapur” punën:

    Nga e para:
    ………………………………………………
    Parapërgatitja (Inventari i vetvetes)
    Kërkimi (grumbullimi i informacioneve dhe ofertave)
    Gjetja e njoftimit/ofertave
    Reagimi (përshtatja e CV-së tuaj, ofertës konkrete dhe dërgimi)
    Përgjigjia negative ose asnjë përgjigje ("heshtje varri")
    Prap nga e para ........ dhjetra herë, ndoshta disa herë në ditë
    mos u dëshpëro (jeta qenka gjimnastikë!)
    ………………
    një ditë prej ditësh: përgjigjia pozitivë + intervista
    dhe do zoti, shansi, apo fati
    lidhja e kontratës, clirimi => qerasje për shoqërinë
    ………………
    i/e pa kënaqur ose prap pa punë?
    Prap nga e para....
    ……………
    ……………
    e me radhë deri në pension
    [kuptohet n.q.se nuk ke fëmij, se po pate, prap nga e para (për fëmijët)]
    ……………
    vijon sapo të gjej kohë......

     








    Company logo
    [email protected] | +355 698055678
Working...
X