Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kërkoj vend pune kërkoj vend pune

    Tirane, kërkoj vend pune kërkoj vend pune







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent udhetimi/Turistik



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Kompania: Balkan Tour Operator
    Vendi i punës: Tiranë
    Orari: 09:00 – 17:30 (E Hënë – E Premte)
    Pushime: Fundjava pushim, të gjitha festat zyrtare pushim, ditët e pushimit vjetor sipas Kodit të Punës
    Sektori: Turizëm / Operime / Rezervime


    Përshkrimi i pozicionit:​Kërkojmë një Koordinator Rezervimesh energjik, të kujdesshëm dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht.
    Pozicioni përfshin menaxhimin e rezervimeve për grupet turistike ndërkombëtare që udhëtojnë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, duke siguruar që çdo detaj të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur dhe profesionale.

    Detyrat kryesore:​
    Menaxhimi i rezervimeve me hotele, restorante, transportues dhe guida lokale.
    Përgatitja dhe përditësimi i listave operative dhe itinerareve të konfirmuara.
    Ndjekja e komunikimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për konfirmime dhe kërkesa specifike.
    Koordinimi me departamentin e shitjeve dhe të financës për zbatimin korrekt të çdo turi.
    Kontrolli i detajeve logjistike dhe menaxhimi i ndryshimeve në kohë reale.

    Kërkesat:​
    Eksperiencë e mëparshme në tour operator ose agjenci udhëtimesh (minimumi 1–2 vite).
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (frëngjisht, italisht ose gjermanisht janë avantazh).
    Aftësi të forta organizative dhe kujdes maksimal ndaj detajeve.
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
    Njohje e mirë e MS Office (Word, Excel, Outlook).
    Aftësi për të menaxhuar presionin dhe respektuar afatet.

    Çfarë ofrohet:​
    Punë afatgjatë në një kompani lider në turizmin ballkanik.
    Trajnime profesionale dhe mundësi reale për zhvillim karriere (drejt roleve në Sales ose Operations Management).
    Mjedis pune dinamik, bashkëpunues dhe ndërkombëtar.
    Pagë konkurruese + bonuse performance.

    Aplikimet:
    Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër prezantimi në: [email protected]

     




    Contact
Working...
X