Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kërkoj vend pune kërkoj vend pune Senior Electrical Engineer

    Tirane, kërkoj vend pune kërkoj vend pune Senior Electrical Engineer







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxhinieri





    VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një nga kompanitë lider në Shqipëri në fushën e projektimit, zhvillimit dhe ndërtimit të parqeve fotovoltaike.
    Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke garantuar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.

    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një Senior Electrical Engineer.


    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

    •Projektimi, shqyrtimi dhe miratimi i sistemeve elektrike (LV / MV / HV)

    •Përgatitja dhe rishikimi i vizatimeve teknike, llogaritjeve, specifikimeve dhe preventivëve (BOQ)

    •Sigurimi i përputhshmërisë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare (IEC, IEEE, NEC, etj.)

    •Udhëheqja teknike dhe mentorimi i inxhinierëve më të rinj

    •Koordinimi me ekipet civile, mekanike dhe menaxhimit të projektit

    •Mbështetja e punimeve në terren, mbikëqyrja e instalimeve, testimeve dhe komisionimit

    •Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë fazës së projektimit dhe zbatimit

    •Pjesëmarrja në takime teknike me klientë, kontraktorë dhe konsulentë

    •Garantimi i realizimit të projekteve sipas afateve, buxhetit dhe kërkesave të sigurisë.

    Kualifikimet dhe Kërkesat

    •Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike

    •Minimumi 15 vite eksperiencë pune në inxhinieri elektrike, preferohet në projekte energjetike ose industriale

    •Njohuri të mira në sistemet e energjisë elektrike dhe projektim elektrik

    •Eksperiencë në përdorimin e AutoCAD (njohja e programeve të tjera inxhinierike përbën avantazh)

    •Ekspereincë në fushën e energjive të rinovueshme / sistemeve fotovoltaike përbënë avantazh

    •Aftësi të mira analitike dhe zgjidhjeje problemesh

    •Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht

    •Njohuri të mira të gjuhës angleze.

    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt “Senior Electrical Engineer”, ose "Aplikoni" më lehtë në linkun: https://vegagroup.al/job/senior-electrical-engineer/

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

     




    Contact











    Rruga Ndre Mjeda, Tirane



    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X