Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kërkoj vend pune kërkoj vend pune Koordinatore për porcesin mësimor

    Tirane, kërkoj vend pune kërkoj vend pune Koordinatore për porcesin mësimor





















    Tirane



    Tipi

    me orar te plote





    Kolegji Universitar i Biznesit (KUB) është institucion i arsimit të lartë jo-publik në Shqipëri,
    me një eksperiencë mbi 10 vjeçare në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri shpall vend vakant për pozicionin Koordinatore për porcesin mësimor.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    - Kontrollon dhe koordinon zbatimin e kalendarit të orarit mësimor për të gjitha programet e studimit në bashkëpunim me sekretaritë mësimore.
    - Ndihmon në organizimin e orareve të mësimit, ndarjen e lëndëve dhe mbulimin me pedagogë.
    - Siguron zbatimin e rregullores dhe akteve nënligjore të institucionit në procesin mësimor.
    - Monitoron dhe raporton për vijueshmërinë e stafit akademik dhe realizimin e orëve mësimore.
    - Asiston në organizimin e provimeve, përgatitjen e grafikëve, shpërndarjen e detyrave, etj.
    - Mban kontakt të vazhdueshëm me studentët për çështje të rëndësishme të procesit akademik (si psh:. akreditimet)
    - Koordinon me dekanët dhe sekretaritë mësimore për problematika të ndryshme të procesit mësimor dhe i adreson ato me zgjidhje.
    - Përgatit dhe dorëzon raportime periodike mbi ecurinë e mësimit.
    - Mbështet në organizimin e aktiviteteve akademike si konferenca, leksione të hapura, vizita studimore etj.
    - Kujdeset për mirëadministrimin e dokumentacionit akademik dhe përputhjen me standardet cilësore të institucionit.
    - Monitoron rregullisht zhvillimin e procesit mësimor për të identifikuar dhe adresuar në kohë vonesat, mungesat apo problematikat.
    - Koordinon procesin e vlerësimit të stafit akademik përmes feedback-ut të studentëve dhe raporteve vjetore.
    - Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit për akreditime e auditime.
    - Kujdeset për përditësimin e të dhënave akademike në sistemet dixhitale (website).
    - Menaxhon komunikimin ndërmjet stafit akademik dhe administratës për çështje të natyrës didaktike.
    - Siguron që oraret të jenë të balancuara dhe të përputhen me ngarkesën e lejuar për çdo pedagog.
    - Koordinon njoftimet për ndryshimet në orare, zëvendësime, ose leje të personelit akademik.
    - Mbështet studentët në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me lëndët, oraret, provimet apo pedagogët.
    - Ndihmon në procesin e organizimit të diplomimeve dhe praktikave profesionale.

    Kualifikime:

    -Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
    - Eksperiencë pune në arsimin e lartë ose në pozicione të ngjashme është avantazh.
    -Mosha e preferuar mbi 25 vjeçe.
    - Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
    - Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
    - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    - Aftësi për të punuar në grup dhe në kushte dinamike.

    Dokumentat e nevjoshme:
    CV
    Kualifikime
    Dërgoni aplikimin tuaj në [email protected] deri në datën 🗓 09 Shtator 2025.

    Kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë në datën 10 Shtator 2025

     




    Contact
Working...
X