Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kërkohet Ekonomiste Kontabel

    Tirane, kërkohet Ekonomiste Kontabel







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/e



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Elite Accounting Albania
    Vendndodhja: Tiranë
    Pozicioni: Ekonomiste Kontabël (F) / Financial Accountant
    Orari: I plotë / Full Time

    Elite Accounting Albania është një studio kontabiliteti e themeluar në Shkurt të vitit 2008, me përvojë të konsoliduar në ofrimin e shërbimeve financiare për individë dhe biznese të çdo madhësie. Prej më shumë se 15 vitesh, jemi një partner i besuar për raportime financiare, deklarime tatimore, konsulencë fiskale, planifikim financiar, regjistrim biznesesh dhe shërbime përputhshmërie me ligjin përmes platformave elektronike shtetërore.

    Jemi në kërkim të një profesionisti që i kupton vlerat e saktësisë, besimit, dhe punës me përkushtim.


    Kërkesat për Kandidatët:

    - Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet
    - Diplomë Master në Kontabilitet ose Auditim
    - Minimum 1-2 vite përvojë pune në kontabilitet
    - Zotërim praktik i Financa 5 ose AlphaWeb
    - Eksperiencë me platformat: tatime.gov.al, e-Albania, fiskalizimi
    - Njohuri të qarta mbi ligjin tatimor dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar
    - Njohje të mira të paketës Microsoft Office
    - Njohuri profesionale të gjuhës angleze ose italiane

    *Aplikimet per kandidatë të cilët nuk kanë përfunduar ciklin e studimeve master nuk do merren parasysh.


    Përgjegjësitë Kryesore:

    - Mbajtje dhe azhornim i regjistrave kontabël të klientëve
    - Përgatitje mujore dhe vjetore e pasqyrave financiare
    - Hartim dhe dorëzim i deklaratave tatimore në afat
    - Komunikim profesional me klientët për çështje fiskale dhe financiare
    - Sigurimi i përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi
    - Përcjellje dhe zbatim i ndryshimeve në legjislacionin tatimor


    Cilësitë që Kërkojmë:

    - Integritet dhe përkushtim profesional
    - Aftësi analitike dhe organizative
    - Përgjegjshmëri ndaj afateve dhe saktësisë në punë
    - Komunikim i qartë dhe etik me klientët
    - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
    - Qëndrueshmëri nën presion dhe orientim drejt zgjidhjes


    Çfarë Ofrojmë:

    - Mjedis pune profesional dhe me standarde të larta
    - Mundësi reale për rritje dhe avancim profesional
    - Ekspozim ndaj një game të gjerë klientësh dhe raste konkrete me nivel të lartë kompleksiteti
    - Trajnim dhe mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm të njohurive


    *Për të aplikuar, dërgo CV-në në adresën e email-it:

    [[email protected]]


     




    Contact
Working...
X